Horoskopi i datës 12 Shtator 2017

Sep 12, 2017 | 0:01
SHPËRNDAJE

DASHI

Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë shumë origjinale dhe e bukur. Merrni të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që financat të mos përkeqësohen shumë.

DEMI

Me Jupiterin që do ndikojë tek jeta sentimentale, çiftet do kalojnë një ditë të qetë dhe pa probleme. Çështjet financiare mund t’ua prishin paksa qejfin.

BINJAKET

Për çiftet që kanë kohë që janë së bashku klima sentimentale do jetë shumë e ngrohtë. Në planin financiar do jetë ditë e favorshme për të bërë edhe ndonjë shpenzim.

GAFORRJA

Sot më në fund do e kuptoni se iu duhet qëndrueshmëri në jetën tuaj në çift. Shumë gabim sepse ai mund të ishte i duhuri. Për financat do kujdeseni shumë dhe çdo gjë do shkojë mjaft mirë.

LUANI

Do dashuroni dhe do jetoni qetësisht sot. Klima do jetë mjaft sensuale dhe harmonia do të mbizotërojë në çift. Në sektorin financiar do keni fat por kjo nuk do të thotë që ju mund të shpenzoni sa të doni.

VIRGJERESHA

Shumë prej atyre që janë në një lidhje që prej shumë kohësh do kalojnë një ditë paksa të vështirë. Mos bëni shpenzime marramendëse sepse buxheti do të shterojë.

PESHORJA

Nëse prej disa kohësh, marrëdhënia juaj me partnerin ka qenë e pastabilizuar, sot do mund të merrni frymë lirisht. Do ia kaloni mirë, por dashuria e madhe nuk do të vijë as sot. Në planin financiar mos merrni asnjë vendim.

AKREPI

Sot do jetë paksa e vështirë të ruani një klimë të qetë në lidhjen tuaj. Situata financiare nuk do jetë e shkëlqyer, por gjithsesi më e mirë se kohët e fundit.

SHIGJETARI

Klima për ata që janë në çift do jetë pak e trazuar. Financat nuk do kenë probleme, por hiqni disa lek mënjanë sepse të papriturat mund të ndodhin në çdo moment.

BRICJAPI

Mjedisi yjor do jetë i komplikuar për ata që janë në çift. Tension dhe konflikte do të lindin për shkak të xhelozisë së tepruar dhe ndryshimeve në mendime.

UJORI

Bashkëpunoni me partnerin sot që gjërat të shkojnë mirë. Ata që kohët e fundit kanë pasur tension do qartësohen me njëri-tjetrin. Do doni të përmbushni disa dëshira dhe do shpenzoni shumë.

PESHQIT

Ndjenjat do jenë të thella sot, por një fjalë e partnerit do iu zhgënjejë shumë. Do bëni shumë shpenzime dhe financat tuaja do të pakësohen në mënyrë të ndjeshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura