Horoskopi i datës 11 tetor 2017

Oct 11, 2017 | 0:01
SHPËRNDAJE

Dashi

Edhe pse do jeni në një lidhje, do ndiheni shumë të vetmuar gjatë kësaj dite. Në planin financiar do tregoheni shumë të kujdesshëm dhe nuk do bëni asnjë investim pa qenë të sigurt.

Demi

Ditë e qëndrueshme dhe pa asnjë problem kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Në planin financiar do keni probleme të cilat me zor do i zgjidhni. Flisni me ndonjë mik që është specialist i fushës.

Binjaket

Do jeni shumë posesive gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift dhe nga momenti në moment mund të lindin mosmarrëveshje me partnerin. Në planin financiar çdo gjë do shkojë më së miri.

Gaforrja

Ka rrezik që jeta juaj në çift të jetë shumë e trazuar sot. Kujdes me ato që do thoni. Financat do jenë të mbrojtura nga yjet kështu që në këtë sektor nuk do keni për çfarë të shqetësoheni.

Luani

Në përgjithësi klima në sektorin e dashurisë do jetë e ngrohtë gjatë kësaj dite. Në planin financiar duhet sa më shpejt të ulni shpenzimet në mënyrë që edhe buxheti të përmirësohet.

Virgjëresha

Ata që janë në një lidhje duhet të mos e teprojnë me xhelozinë gjatë kësaj dite sepse një shkëndije e vogël dhe atmosfera mund të shpërthejë keq. Fati do iu buzëqeshë në planin financiar, mos u shqetësoni aspak.

Peshorja

Do e lini pas dore sot jetën tuaj në çift sepse do jeni të mbushur me angazhime familjare dhe profesionale. Financat do jenë shumë të turbullta.

Akrepi

Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite. Në planin financiar çdo gjë duhet të llogaritet mirë sepse problemet e mëdha mund të lindin sa hap e mbyll sytë.

Shigjetari

Nën ndikimin e Venusit ka shumë mundësi që lidhja juaj sentimentale të kthehet në një miqësi të mirë. Mos hezitoni të merrni hua sot për të realizuar projektet që kishit në mendje sepse buxhetin do e keni të dobët.

Bricjapi

Së bashku me partnerin tuaj sot do kaloni momente shumë të këndshme dhe do e keni më të lehtë të flisni edhe për tema delikate. Saturni mund t’iu sjellë probleme financiare.

Ujori

Falë ambientit të mirë yjor ju do bashkëpunoni më tepër me atë që keni në krah dhe do e përforconi lidhjen tuaj. Pjesa më e madhe e beqarëve nuk do kenë fat në dashuri. As me financat punët nuk do i keni mirë.

Peshqit

Do ndodhin gjëra shumë të veçanta gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift kështu që duhet të përgatiteni për kënaqësi pa fund. Në planin financiar do iu duhet të merrni masa shumë strikte në mënyrë që ta stabilizoni situatën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura