Horoskopi i datës 11 Nëntor 2017

Nov 11, 2017 | 0:01
SHPËRNDAJE

DASHI

Do te qartësoni më në fund idetë, për sa i përket një zgjedhjeje të rëndësishme duke mos pasur më justifikime. Çfarëdo që të ndodhe do ju duhet të përballeni me situatën, për të qenë fitimtar deri në fund.

DEMI

Një moment lodhjeje sot do ju ndërpresë punën dhe gjithçka që keni planifikuar. Mos shkatërroni gjithçka që keni ndërtuar deri më tani e duke luftuar kundër armiqve “imagjinarë”.

BINJAKET

Mos luani me zjarrin, pasi të tjerët presin nga ju një sjellje më të përgjegjshme që jep më shumë siguri. Edhe pse do të përdorni çdo lloj kapriçoje për të tërhequr vëmendjen e partnerit, ai do të reagojë në një mënyrë jo fort mikpritëse.

 

GAFORRJA

Relaksi e paqja do të karakterizojnë ditën tuaj në familje duke shijuar deri në fund qëndrimin së bashku. Do të jetë një ditë e përshtatshme për të sqaruar apo shpjeguar situatën me partnerin.

LUANI

Jeta e përditshme nuk ju ofron mundësinë për të shprehur gjithë dinamizmin tuaj. Prandaj kërkoni stimuj të tjerë,shkoni në palestër ose kërkoni shoqëri të re.

VIRGJERESHA

Në punë gjithçka do të vazhdojë normalisht. Rreziku i vetëm gjatë ditës mund të jetë mërzitja dhe pesimizmi. Mbas mbarimit të saj gjithçka do të marrë një drejtim tjetër duke u shfaqur në formë përballë atyre personave që do ju shoqërojnë.

PESHORJA

Nëse me të vërtetë dëshironi të bini në sy të dikujt që ju intereson mos rrini në hije. Vazhdoni të shfaqni sa më hapur mendimet tuaja e mos ngurroni përballë atyre që mendoni se mund t’ju paragjykojnë. 

AKREPI

Në ambientin e punës është mirë që të merreni me punën tuaj pa u marrë me thashetheme që mund të dëgjoni mbi kolegët, pasi mund të kthehen kundër jush.

SHIGJETARI

Keni qëllimet më të mira të mundshme, por jo dhuntinë të kuptoheni qartë nga të tjerët. Nëse do të zgjoheni në një humor të keq, ju leverdis të qëndroni për llogarinë tuaj.

BRICJAPI

Gëzojeni në qetësi të plotë atë që keni, sepse po të keni më shumë nuk do të thotë se do të jeni të lumtur. Nëse personi që e keni përzemër do të jetë në një humor jo fort të këndshëm, mos e shqetësoni edhe me problemet tuaja.

UJORI

Do të jeni të shkëlqyer në prezantimin e ideve tuaja. Do të bëni mjaft persona për vete, por rrezikoni të tregoni një autoritet të tepruar me njerëzit tuaj të afërt.

PESHQIT

Interesimi i papritur i dikujt do të bëjë që të ëndërroni, por kujtoni që ëndrra është mirë të mbetet e tillë. Mundohuni të jeni më të arsyeshëm si në biznes ashtu edhe në jetën private.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura