Horoskopi i datës 10 Dhjetor 2017

Dec 10, 2017 | 0:01
SHPËRNDAJE

DASHI

Në jetën tuaj në çift sot do korrni pikërisht ato që keni mbjellë deri më sot. Ju do të keni një bashkëpunim të mirë me partnerin tuaj. Financat nuk do të kenë shumë ndryshime.

DEMI

Nëse jeni tashmë në një lidhje, do iu mungojë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi me partnerin tuaj. Beqarët do bëjnë një takim interesant. Ju nuk duhet të kryeni shumë shpenzime.

BINJAKET

Nëse jeni në çift beni kujdes nga rreziqet për një ndarje të mundshme. Mos e teproni me kokfortësinë tuaj dhe tregohuni më tolerantë. Sot do të keni dëshirë të shpenzoni për çdo gjë.

GAFORRJA

Nëse jeni në çift, në përgjithësi ambienti do jetë i ngrohtë. Tregohuni më të disponueshëm ndaj partnerit! Fillimisht shlyeni borxhet që të hiqni lekë mënjanë më pas.

LUANI

Dijeni se pavarësia shumë e madhe nuk i bënë shumë mirë aspektit afektiv. Beqarët do takojnë persona të rinj në aspektin profesional. Ju mund të kryeni investime financiare.

VIRGJERESHA

Për çiftet do jetë një ditë paksa e vështirë për t’u kaluar dhe debatet do jenë të shumta. Kujdes me fjalët që do përdorni. Në planin financiar ju do të vini çdo gjë në vijë.

PESHORJA

Çiftet do kalojnë një ditë normale dhe pa ndonjë emocion shumë te madh. Nga ana tjetër dita do jetë e favorshme për beqarët. Në aspektin financiar bëni blerjet që keni menduar.

AKREPI 

Plutoni mund të sjellë mërzitje në jetën tuaj në çift. Flisni qetësisht me të që të mos i acaroni gjërat. Ekuilibri financiar do jetë i qëndrueshëm dhe mund të shpenzoni.

SHIGJETARI 

Përsa iu përket çështjeve të zemrës ato do shkojnë mirë gjatë kësaj dite. Çiftet do ndihen mirë pranë partnerit. Nëse tregoheni vigjilentë me financat tuaja do të keni përfitime.

BRICJAPI

Sot nuk duhet të tregoheni shumë xheloz. Nëse nuk merrni masa do e dekurajoni edhe atë që keni në krah. Situata financiare do të përmirësohet, prandaj mund të shpenzoni.

UJORI

Sot do të jetë një ditë favorizuese për ata që janë në çift. Beqarët do jenë më kërkues në dashuri dhe nuk do kënaqen me takimet që do bëjnë. Ju do të keni më shumë të ardhura.

PESHQIT

Venusi do ua bëjë ditën edhe më të bukur çifteve. Nëse keni pasur ndonjë debat të vogël do dini si ta zgjidhni. Nëse do iu duhet të shpenzoni shikojeni mirë buxhetin tuaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura