Horoskopi, e martë 23 maj 2018

May 23, 2018 | 0:00
SHPËRNDAJE

DASHI

Ju që sapo keni krijuar një lidhje do ndiheni më të qetë sot. Filloni pak nga pak të bëni ndonjë projekt për të ardhmen e afërt. Nëse tregoheni të pamatur në sektorin financiar do përballeni me goxha probleme.

DEMI

Nën influencën e Mërkurit dhe të Neptunit do kaloni një ditë harmonike në çift. Për sa iu përket financave, edhe nëse do keni probleme të vogla nuk duhet të humbni kontrollin apo të bëheni pesimistë.

BINJAKET

Lidhje që keni krijuar do të konsolidohet gjatë kësaj dite dhe bashkëpunimi do të përforcohet. Në sektorin e financave do përballeni me një mini krizë.

GAFORRJA

Plutoni do influencojë negativisht tek ju dhe do iu bëjë intolerantë në dashuri. Financat do jenë të ekuilibruara. Do keni mundësi për të përmirësuar ndjeshëm buxhetin tuaj.

LUANI

Së bashku me partnerin do bëni goxha projekte gjatë kësaj jave. Të gjitha mosmarrëveshjet që keni pasur do i zgjidhni sa hap e mbyll sytë. Në planin financiar kërkohet sa më shumë maturi.

VIRGJERESHA
Dëshira juaj për më tepër liri do provokojë konflikte të mëdha në çift. Edhe me financat duhet të tregoheni të arsyeshëm në mënyrë që të vendosni stabilitet.

PESHORJA

Do bëni projekte afatgjata për jetën tuaj në çift sot. Tregohuni më të kursyer me paratë që të ruani qëndrueshmërinë e buxhetit.

AKREPI
Ambienti nuk do jetë shumë i mirë sot për çiftet. Do ndiheni të lodhur dhe mund të largoheni paksa nga njëri-tjetri. Në sektorin financiar duhet të bëni kujdes.

SHIGJETARI
Nën ndikimin e Marsit do e shprehni fuqishëm atë që ndjeni dhe nga ana tjetër do merrni nga partneri atë që prisnit. Yjet do jenë të favorshme në planin financiar dhe mundësitë për shpenzime do jenë më të mëdha.

BRICJAPI

Jeta në çift nuk do jetë monotone. Disa do kenë debate me partnerin ndërsa të tjerë do kenë mjaft keqkuptime. Yjet do iu sjellin fat në planin financiar.

UJORI

Ambienti për çiftet do jetë i tensionuar. Mos u mundoni të impononi me forcë mendimet tuaja, por tregohuni tolerante dhe pranoni të bashkëpunoni. Financat do të përmirësohen dhe ju do keni përfitime të mëdha.

PESHQIT

Bëni kujdes sot. Planetët mund të sjellin probleme të mëdha në çift nga të cilat ju do të vuani shumë. Do e keni të vështirë të bëni ekonomi gjatë kësaj dite.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura