Horoskopi datë 05 korrik 2018

Jul 5, 2018 | 0:00
SHPËRNDAJE

DASHI

Do të gjeni zgjidhje për një çështje e cila ju ka shqetësuar shumë kohët e fundit. Inisiativa dhe vendime të përshpjetuara të marra në momentin e fundit, çuditërisht do të rezultojnë të favorshme.

DEMI

Evitoni nervozizmin me ata që ju rrinë afër, sidomos kur bëhet fjalë për konflikte të lindura në punë.Nëse e ndjeni veten të lënë pas dore, mos mendoni se gjithnjë e kanë fajin të tjerët.

BINJAKËT

Falë Hënës, inteligjenca juaj e gjallë dhe kurioze, funksionon më mirë se zakonisht duke ju dhënë një farë autoriteti tek kolegët tuaj.

GAFORRJA

Yjet ju përkëdhelin në çdo aspekt të ekzistencës tuaj. Dhe në fakt keni mundësinë që të shndërroni çdo rast në diçka pozitive.

LUANI

Hëna ju fton të jeni më të kujdesshëm. Mos e lini veten t`ju përfshijë pasioni i momentit sepse në mëngjes, kur gjithçka të ketë mbaruar, do të pendoheni shumë.

VIRGJERESHA

Në punë do të jeni të zënë me projekte që prej kohësh i keni në duar. Mos u stresoni shumë por pranojeni kërkesën për darkë që do t`ju bëjnë.

PESHORJA

Paratë arratisen nga xhepat tuaj në mënyrë të pabesueshme . Nuk mjafton kjo , por borxhet që ju kanë marrë nuk po jua kthejnë në mënyrë korrekte.Kujdes!

AKREPI

Nuk duhet të hidheni në konkluzione ose të besoni se të tjerët punojnë dhe mbështesin idetë tuaja ekstravagante.Kini mw shumw besim nw vetvete e gjithccka do ju shkojw mbarw.
SHIGJETARI

Një ëndërr apo intuitë mund t`ju japë çelësin për një eksperiencë të re.Mos u nxitoni por vlerwsojeni situatën me kujdes.Me partnerin jeni më romantik së zakonisht.

BRICJAPI

Keni shumë miq që ju qëndrojnë pranë, që ju ndihmojnë shumë ndaj, lëreni për më vonë punën dhe kaloni ca kohë me ta.Nw aspektin afektiv do tw jeni tw pwrkwdhelurit e partnerit sot.

UJORI

Jeni në një gjëndje të vështirë. Bëni analizën e situatës dhe pranoni ndihmën e dikujt që ju rri afër dhe ju pranon ashtu siç jeni.

PESHQIT

Nëse diçka nuk shkon me njeriun e zemrës, do të dini të zgjidhni problemin me sukses. Hëna ju ndihmon në çdo aspekt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura