Horoskopi, 16 qershor 2018

Jun 16, 2018 | 0:00
SHPËRNDAJE

horoskopiDashi

Do keni dëshira të çmendura gjate gjithë kësaj dite dhe partneri nuk do mund t’ua plotësojë dot. Tregohuni realiste sepse përndryshe nuk keni për të shkuar askund.

Demi
Do e forconi edhe me tepër bashkëpunimin ne jetën tuaj ne çift gjatë kësaj dite dhe do e keni më të lehtë për të folur hapur me partnerin për tema delikate. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë.

Binjakët

Falë komunikimit do i zgjidhni shumë shpejt disa probleme të mbetura pezull prej kohësh. Në planin financiar fatmirësisht do jeni me fat dhe do mund t’iu zgjidhen të gjitha problemet.

Gaforrja
Çiftet që kanë shumë kohë bashkë do fillojnë të programojnë të ardhmen dhe të mendojnë edhe për ndonjë ceremoni të cilën nuk e kanë bërë ende. Në punë gjithçka do të shkojë mirë.

Luani

Jeta juaj në çift nuk do ketë asnjë problem gjatë kësaj dite. Me shpenzimet do tregoheni të arsyeshëm dhe gjendja do mbetet goxha e stabilizuar.

Virgjeresha
Perspektivat në planin sentimental do jenë shumë të mira sot. Yjet ju këshillojnë të pranoni njëherë ftesat për takime, dilni disa herë e më pas vendosni çfarë do bëni më tej.

Peshorja
Ditë shumë e qetë dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë në një lidhje. Do ndiheni rehat dhe do dashuroheni ashtu si do e ndieni. Financiat do mbeten të paqëndrueshme për shkak të disa shpenzimeve te konsiderueshme që do kryeni.

Akrepi
Asnjë planet nuk do e turbullojë sot jetën tuaj sentimentale. Do ndiheni me se miri ne krahët e partnerit tuaj dhe do ndiheni gati për te planifikuar edhe te ardhmen.

Shigjetari
Do jeni më tolerante në çift gjatë kësaj dite dhe nuk do këmbëngulni për gjera që e dini se i keni gabim. Për të përmirësuar buxhetin nuk duhet në asnjë mënyrë t’iu besoni lojërave te fatit.

Bricjapi
Do bëni gjëra të pamenduara gjatë kësaj dite dhe do merrni goxha kritika nga partneri. Pranojini gabimet dhe gjeni mënyrën me te mire për te kërkuar falje.

Ujori
Te dashuruarit do kenë një ditë të qëndrueshme falë ndikimit pozitiv të Mërkurit. Do jeni të hapur dhe do i pranoni gabimet që keni bërë në të shkuarën. Mbrëmja do të jetë e qetë.

Peshqit
Ditë shumë e ngrohtë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet duke kaluar nëj ditë të qetë e të lumtur. Në ambinetin e punës dita do të jetë e qetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura