Hoqi tumorin në tru, del foto e parë e deputetes shqiptare pas operacionit! I dashuri afrikan i qëndron tek koka dhe i mban dorën

Dec 3, 2021 | 16:36
SHPËRNDAJE

Deputetja dhe aktorja e njohur Adriana Matoshi iu nënshtrua të mërkurën një operacioni për heqjen e tumorit në tru.

adriana matoshi, keith (3)

Operacioni i vështirë kaloi me sukses dhe tani ajo ndodhet në spital ku edhe po rikuperohet.

Pranë deputetes, po qëndron i dashuri i saj, futbollisti afrikan, Keith Groeneveld.

keith adriana matoshi

22-vjeçari postoi një foto të Adriana Matoshit nga shtrati i spitalit duke qëndruar tek koka e saj dhe duke i mbajtur dorën, për të treguar se është pranë saj në momente të bukura e të vështira.

Nëna e katër fëmijëve zbuloi të hënën se 9 vite pasi fitoi betejën me sëmundjen, tumori në tru i ishte rikthyer. Por deputetja e “sfidoi” sërish, duke arritur të fitojë sërish “luftën” me sëmundjen e rëndë.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura