Hoqi nga tavolina shishet e ‘Coca-Colas’, gjesti i Ronaldos i shkakton kompanisë humbjen kolosale

Jun 16, 2021 | 9:01
SHPËRNDAJE

Gjesti i Kristiano Ronaldo i cili hoqi dy shishe Coca-Cola nga tavolina e tij në konferencën për shtyp prag ndeshjes me Hungarinë bëri xhiron e botës.

cristiano ronaldo

Ky veprim i yllit të Juventusit i ka kushtuar miliona para kompanisë amerikane, raporton “The Guardian”. Mendohet se vlera e ‘Coca-Cola-s’ ra rreth 4 miliardë dollarë menjëherë pas gjestit të futbollistit.

Kapiteni i Portugalisë është një mbështetës i jashtëzakonshëm i jetës së shëndetshme dhe nuk është adhurues i pijeve me gaz si ‘Coca-Cola’.

 

Aksionet e ‘Coca-Cola’ ranë nga 56.10 dollarë në 55.22 dollarë pothuajse menjëherë pas gjestit të Ronaldos, që do të thotë se vlera e kompanisë ra nga 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollarë.

‘Coca-Cola’, një nga sponsorët zyrtarë të “Euro 2020”, u përgjigj të martën me një deklaratë që tha se “të gjithë kanë të drejtë për preferencat e tyre të pijeve” me “shije dhe nevoja” të ndryshme.

Një zëdhënës i “Euros” tha: “Lojtarëve u ofrohet ujë, së bashku me ‘Coca-Cola’ dhe ‘Coca-Cola Zero Sugar’, pas mbërritjes në konferencat tona për shtyp”.

Por kjo nuk është hera e parë që Ronaldo flet kundër pijeve të gazuara, pasi ai ka treguar edhe më parë që përpiqet të shmangë konsumimin e tyre në familje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura