Hoqi dorë nga rrjetet sociale për 3 vjet, Selena Gomez tregon se si ky vendim i shpëtoi jetën

Oct 20, 2021 | 23:43
SHPËRNDAJE

Selena Gomez mund të jetë një nga njerëzit më të ndjekur në Instagram, por këngëtarja ka qëndruar larg rrjeteve sociale prej disa vitesh. Ajo poston rrallë dhe në shumicën e rasteve është stafi i saj që publikon foto apo video.

selena gomez

Së fundmi, Selena ka folur për momentin kur vendosi të heqë dorë nga mediat sociale.

Në një intervistë me “WWD”, këngëtarja tha se vendimi u mor tre vjet më parë, pjesërisht për shkak të nevojës së vazhdueshme për të qenë aktive gjatë gjithë kohës, breshërisë së informacionit, përqendrimit në jetën e saj personale dhe komenteve negative.

selena gomez (4)

Për të qenë e sinqertë, unë thjesht thoja:Ky është shumë informacion’. Shumë detaje nga jeta ime personale ishin përhapur kudo dhe e kuptova se ishte e pakontrollueshme. Mendimet e mia dhe gjithçka që po konsumoja shkonin te miliona njerëz të ndryshëm në botë që thoshin gjëra të mira dhe të këqija. Dhe thjesht mendova: ‘Unë nuk marr asgjë prej tij (Instagram). Asgjë nuk po më jep jetë.’ Dhe thjesht u largova prej tij,”- shpjegoi ajo.

Selena tha se donte t’i fshinte profilet, por ekipi e këshilloi ndryshe.

selena gomez (5)

Unë jam e lumtur që nuk e bëra, sepse është një mënyrë kaq e mrekullueshme për të qëndruar e lidhur me njerëzit dhe kur e përdor më bën të lumtur, se jam plotësisht e sinqertë dhe e vërtetë,”– tha ajo.

Kur Selena dëshiron të postojë diçka, ajo ia dërgon një asistenti dhe ata e postojnë në profilet e saj. Këngëtarja thotë se vendimi për të hequr dorë nga bota e internetit, ia bëri jetën më të mirë në përgjithësi.

selena gomez (2)

“Nuk jam plotësisht në dijeni të asaj që po ndodh në kulturën pop dhe kjo më bën vërtet të lumtur. Ndoshta kjo nuk i lumturon të tjerët, por mua me të vërtetë më shpëtoi jetën,“- përfundoi artistja.

Selena ka plot 268 milionë ndjekës, të cilët vazhdojnë ta mbështesin, edhe pse e dinë që ajo nuk poston vetë në rrjetet sociale.

selena gomez (5) selena gomez (3) selena gomez (2) selena gomez (4) selena gomez (1) selena gomez (14) selena gomez (13)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura