Hoqi dorë nga “Për’puthen” për të? Melisa Lleshi zbulon nëse ka kryer marrëdhënie seksuale me Andi Shehun

Mar 6, 2021 | 9:59
SHPËRNDAJE

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Melisa Lleshi është përfolur shumë për një lidhje me Andi Shehun.

melisa lleshi andi shehu (5)

23-vjeçarja ka ngritur herë pas here dyshime nëpërmjet disa detajeve, të cilat janë vënë re nga fansat e saj, siç ishte rasti i kapuçit me të cilin janë fotografuar të dy, apo edhe foto jashtë studios së emisionit.

melisa lleshi andi shehu (4)

Largimi me dëshirën e saj nga programi ishte një tjetër element që forcoi thashethemet se vendimi i saj lidhej me Andin.

melisa lleshi andi shehu (1)

Ndonëse dyshja i premtoi njëri-tjetrit publikisht se do të pinin një kafe bashkë, kjo gjë ende nuk ka ndodhur.

melisa lleshi andi shehu (7)

E ftuar në “Prive”, Melisa i është përgjigjur pyetjeve 60 sekondëshe.

Një ndër to ishte: “A ke pasur marrëdhënie intime me Andin?

Melisa u përgjigj shkurt, duke thënë thjesht “Jo”.

melisa lleshi andi shehu (6)

Ajo zbuloi se nëse do të ndryshonte diçka tek vetja për nga pamja e jashtme, ajo ishte hunda e më pas gjoksi dhe të pasmet. Ndërsa në lidhje me karakterin, tha se nuk i pëlqen që është shumë impulsive.

melisa lleshi andi shehu, tea trifoni, beart rexhepi (4)

Aktualisht Lleshi është futur në botën e muzikës. Këngëtarja ka publikuar pak kohë më parë një projekt muzikor, të titulluar “U kry”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura