Hoqi dorë nga “Met Gala” pasi nuk donte të vaksinohej kundër Covid-19, Nicki Minaj “kryqëzohet” nga fansat

Sep 14, 2021 | 22:38
SHPËRNDAJE

Nicki Minaj hoqi dorë nga pjesëmarrja në “Met Gala” për shkak se refuzoi të bënte vaksinën kundër Covid-19 dhe ky vendim u bë shkak që këngëtarja të merrte kritika pafund nga fansat e saj.

nicki minaj (2)

Nicki e ndau lajmin me të gjithë të hënën në Twitter ku shpjegoi se nuk do të marrë pjesë në “Met Gala”, sepse nuk është e vaksinuar, raporton “The Sun”.

38-vjeçarja u tha fansave të saj: “Ata duan që të vaksinohemi për në ‘Met Gala’. Nëse unë vaksinohem nuk do ta bëj për këtë. Do ta bëj në momentin që do të ndjej se kam bërë kërkime të mjaftueshme, por nuk po merrem me këtë tani.

Ndërkohë të dashurit e mi, qëndroni të sigurt. Vini maskën që ju mbulon kokën dhe fytyrën. Jo atë të lirshmen.

nicki minaj (5)

Para se të pranonte që nuk është vaksinuar, Nicki u përgjigj kështu ndaj fansave që e pyetën pse nuk do të jetë pjesë e “Met Gala”: “Unë kam një foshnjë pa dado gjatë kësaj periudhe Covid. Nuk do të rrezikoj shëndetin e tij vetëm që të shihem nga të tjerët në ‘Met Gala’.”

nicki minaj (1)

Nicki dhe burri i saj Kenneth Petty mirëpritën në jetë një djalë në shtator të vitit 2020. Pavarësisht se nuk është e vaksinuar, Nicki pranoi se me shumë mundësi do ta bëjë vaksinën.

nicki minaj (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura