Hoqën dorë nga statusi mbretëror për të qenë të pavarur financiarisht, Princ Harry-n dhe Meghan Markle i pret një pasuri e madhe. Nga do burojnë milionat?

Jan 9, 2020 | 13:34
SHPËRNDAJE

Princi Harry dhe Meghan Markle mund të bëjnë miliona nga jetesa e tyre pas largimit nga familja mbretërore britanike.

Ata thanë se do bëhen të pavarur financiarisht kur të tërheqin statusin e tyre si anëtarë të familjes mbretërore, por nuk do e kenë të vështirë të fitojnë para.

Çifti ka një pasuri aktualisht prej 45 milionë dollarësh për të financuar jetën e tyre të re. Por kanë mundësi të bëjnë akoma më shumë përmes projekteve të ndryshme.

Princ Harry dhe Meghan mund të fitojnë shumë lehtë pasuri përmes marrëveshjeve fitimprurëse të librave, të folur në evente të ndryshme si edhe në rastin e Meghan duke krijuar marrëveshje me shtëpi të modës.

Deri tani Duka dhe Dukesha i Sussex ishin të ndaluar të fitonin të ardhura të kësaj forme, por tani me heqjen dorë nga statusi mbretëror mund të tërheqin shumë të mëdha parash në qarkun e të famshmëve.

Princi Harry mund të kërkojë deri në 400.000 paund për të marrë pjesë në një event për të folur.

Ekspertët thonë se Duka dhe Dukesha e Sussex kanë potencialin të kapin dhjetëra miliona dollarë në vit.

‘Fuqia e tyre e fituar, si individuale ashtu edhe si çift, është e pakufishme në të gjitha aspektet,’- tha Ronn Torossian, shefi ekzekutiv i PR 5W.

Harry është bërë një folës i suksesshëm publik në vitet e fundit ndërsa kanë treguar 100 artikuj përfshirë veshje, kalendarë dhe kartolina, duke lënë të nënkuptohet se mund të fillojnë të shesin mallrat e tyre.

Ronn tha gjithashtu se nuk do të ishte befasuese nëse çifti do të fillonte të shikonte opsione për të fituar para në Amerikën e Veriut, ku ata do të qëndrojnë kur nuk janë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Me nivelin e njohjes së emrit që të dy kanë, markat pa dyshim do i ofrojnë partneritete Meghan dhe Harry,”– u shpreh ai.

Para se të martohej me Harryn, Meghan fitoi rreth 60.000 paund në vit përmes blogut të saj The Tig dhe mund të arrijë shumë më tepër duke pasur parasysh statusin e saj në të gjithë botën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura