Homazhet për Sherif Merdanin, flet i biri: Do jetoj të mbaj gjallë vlerat, këngët dhe mesazhet e tij

Aug 30, 2021 | 13:22
SHPËRNDAJE

Këtë të hënë po zhvillohen homazhet në nderim të artistit të mirënjohur, Sherif Merdanit. Miq, familjarë dhe ish-kolegë të Merdanit kanë qenë të pranishëm në ceremoninë mortore.

Djali i artistit, Gerard Merdanit ka dhënë një prononcim për mediat ku ka kujtuar të atin. Ai thotë se pas lirimit nga burgu, askush nuk do e mendonte që jeta do t’i falte dhe 32 vite.

I biri shprehet se do të jetojë për të mbajtur gjallë vlerat, këngët dhe mesazhet e të atit.

“Nuk e kam menduar kurrë që jeta do i jepte dhe 32 vite jetë. Do e bënte Shqipërinë që të fliste për të, të martohej dhe të bënte një djalë. Muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë as për të dhe për familjen, por kalvari i madh që ka kaluar, sëmundja e rëndë dhe mosha. Mendoj se artin më të bukur e ka bërë pas burgut. Do jetoj që të mbaj gjallë vlerat e tij, këngët dhe mesazhet e tij.

Më herët ka folur dhe ish-kolegu i Sherif Merdanit, Kozma Dushi i cili u shpreh se i ndjeri do të jetë në zemrën e të gjithë artistëve. Dushi ka deklaruar se Sherif Merdani ka kërkuar riorganizimin e festivalit të 11-të të këngës me të njëjtët artistë si vite më parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura