Homazhet për piktorin Sali Shijaku/ Veliaj: Sot qyteti mori një pauzë për të reflektuar se iku një njeri i mirë. Ngeli një emër i madh

Sep 25, 2022 | 11:37
SHPËRNDAJE

Piktori i njohur Sali Shijaku u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare të shtunën e 24 Shtatorit. Këtë të dielë në hollin e Teatrit të Operas u kryen homazhe në nder të artistit të madh shqiptar.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, duke folur për mediat e vlerësoi lart figurën e piktorit të ndjerë, duke thënë se “Tirana humbi një piktor të jashtëzakonshëm, por ngeli një emër i madh”.

sali shijaku piktor vojo kushi

‘Sot përcjellim një kryeqytetar të Tiranës. Gjurma që një njeri lë, reputacioni është pasuria më e madhe. Për të gjithë ne që përfshihemi në debatat e e ditës, e rëndësishmja është pyetja jetojmë jetë të denja që ia vlejnë të mbahen mend, respektohen?

Piktori i madh jo vetëm me veprën e tij por dhe shtëpia e tij ishte dicka që i përkiste qytetit.

Donte që njerëzit të kuptonin si jeton një artist, si lufton një pikor, si hap veten dhe odën e tij për qytetin.

Sot jam vërtet i trishtuar, më shumë se sa ditë zie është një ditë ku celebrojmë veprën e një njeriu të mirë.

Sot qyteti mori një pauzë për të reflektuar që sot iku një njeri i mirë që i bëri mirë këtij vendi që bashkoi njerëzit, nuk i përcau, që u investua tek e mira. Të gjithë ne kemi parë një shërbëtor që nuk e bënte se paguhej por i shërbente qytetit me dashuri, me talent e duke investuar gjithë familjen e asetet e veta”, tha Veliaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura