Homazhet për Mid’hat Frashërin, Berisha: Ata që urdhëruan eliminimin e tij fizik, kanë përfunduar në koshin e….

Nov 14, 2018 | 11:19
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i opozitës Lulzim Basha, kanë shprehur kënaqësinë sot për vendimin e kthimit në atdhe të eshtrave të Mid’hat Frashërit dhe varrosjen e tij në Shqipëri, duke iu plotësuar kështu amaneti i tij.

Berisha tha se ata që urdhëruar eliminimin e tij fizik, kanë përfunduar në koshin e plehrave të historisë shqiptare, dhe fjala ishte për Enver Hoxhën.bd06ac2d-6dfa-4a49-9ab6-eca6a21513b8

“Njeri i mendimit politik, shkencor, kulturorë, Mid’hat Frashëri, ky burrë i madh i dha Shqipërisë gjithçka kishte më të shtrenjtë. Kryesojë kongresin e alfabetit, furi firmën në aktin e shpalljes së pavarësisë. Një studiues, pasionant i madh i gjuhës dhe kollos i veprave, themelues i nacionalizmit shqiptar, drejtues i Ballit Kombëtarë.

Edhe pse historia nuk ka qenë e drejtë për të, përsëri ai sot vjen dhe pushon në gjirin e atdheut të tij. Ata që kanë urdhëruar eliminimin e tij fizik, kanë përfunduar në koshin e plehrave të historisë shqiptare, është fjala direkt për Enver Hoxhën”, u shpreh Berisha.berisha

Sakaq, Basha ka bërë thirrje që të gjithë patriotët që prehen jashtë vendit, të kthehen në atdhe.

“Kënaqësi që u përmbush amaneti i tij, që eshtrat e këtij figure të madhe dhe patrioti të rrallë që ka bërë kaq shumë për atdheun, tashmë do të prehen në vendin e tij.

Dua të falenderoj të gjithë ata që e mundësuan këtë sot. Padrejtësia e diktaturës së Hoxhës, që ka lënë të gjithë patriotët të prehen jashtë vendit, duhet që të gjithë ata të kthehen në atdhe”, u shpreh Basha.

basha berisha1

3c2ce6b6-87f5-49c6-b486-3daf9ec06402 e1416b79-5d71-423f-96d9-c719044f50e2 1dc1cfe1-9e3d-4853-8d41-09ccf74c085a c2f1f04e-0de2-4d9d-8a9b-0bf4fc633976

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura