Holta Kolaneci dhe Gabriel Garko, bashkë drejt Tiranës

Mar 19, 2015 | 11:00
SHPËRNDAJE


Produecentja e spektaklit që sapo përfundoi, Holta Kolaneci solli ne Tirane aktorin italian, Gabriel Garko. Fillimisht e njoftoi me nje fotografi ku pozonte se bashku me aktorin, duke e postuar ate ne profilin e saj, e me pas njoftoi se ai do te ishte i ftuar special në Tirane me 14 mars.

Ndryshe nga çmimi i biletës për këngëtaren Anna Visi që ishte 5000 lekë të rinj, pak kohë më parë, në rastin e bukuroshit italian, bileta kushton 2000 lekë të rinj.

Por kjo diferencë me siguri që nuk është bërë, sepse Visi ka më shumë fansa se Garko. Kjo është e pamundur sepse femrat mbrëmë flisnin përçart. Po të mendojmë që ka plot edhe meshkuj fansa, po të meshkujve, na rezulton që Garko del absolutisht fitimtar.

Por pse ky çmim? Sepse në fakt, nuk është ende i qartë pozicioni i tij si i ftuar në një pub me muzikë. Çfarë do të bëj? Me siguri që ka prekur ndonjërën në errësirë, ku i ka rënë dora dhe kanë shijuar të gjitha.

Por, le të kthehemi te fotografia?! Përveç se si i ftuar në një lokal nate, a mos ka Gabriel Garko të tjera plane bashkëpunimi në Tiranë? Producentja Holta Kolaneci, sapo ka përfunduar spektaklin “Dancing with the stars”, ndërsa pritet të fillojë “Tu si que vales”. Deri atëherë, të shohim! Le të mësojmë më parë, prej të ftuarve në festën mistike të Garkos, se ç’ka ngjarë…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura