Holandë/ 22 mln euro kokainë midis peshkut të ngrirë, midis shtatë të dënuarve edhe shqiptari

Nov 8, 2019 | 23:41
SHPËRNDAJE

Shtatë të dyshuar u dënuan të premten me pesë deri në shtatë vjet burg nga gjykata e Roterdamit për përfshirjen e tyre në një transport prej 1,125 kilogramë kokainë, njoftoi agjencia e lajmeve ANP.

download

Droga me një vlerë rruge rreth 22 milion euro u fsheh në një ngarkesë peshku të ngrirë që transportohej me kontejnerë nga Ekuadori në Roterdam.

Policia ndoqi transportonin drejt një depoje në Zaandam. Në fund të korrikut, gjashtë nga shtatë të dyshuarit u arrestuan gjatë një aksioni në depo, përfshirë një shqiptar dhe një amerikan.

I dyshuari i shtatë, një burrë 48 vjeç, u arrestua në Hagë. Holandezi ishte organizatori i transportit.

Policia kontrolloi ndër të tjera ambientet e biznesit të burrit në Rijswijk dhe Alphen aan den Rijn dhe një karvan në Bergambacht. Përveç kësaj, u gjetën burime që përdoreshin për prodhimin e ekstazit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura