Holanda i jep çmimin “Prince Claus” Lubonjës për letërsi dhe gazetari

Sep 3, 2015 | 13:06
SHPËRNDAJE

Shkrimtari dhe gazetari i njohur, Fatos Lubonja merr çmimin “Princ Claus” për letërsi dhe gazetari.

Lubonja është vlerësuar për kontributin e tij për luftën e vazhdueshme për demokraci, për të drejtat e njeriut si dhe për thënien e së vërtetës pa frikë ndaj pushtetit.

lubonja2
Fondacioni Princ Klaus i themeluar në 1996 me rastin e 70 vjetorit të lindjes së Princit Claus të Hollandës, i shquar për dedikimin e tij ndaj kulturës dhe zhvillimit, kanë nderuar edhe këtë vit arritjet e shquara në fushën e kulturës dhe zhvillimit.

Çmimet u jepen çdo vit individëve shoqatave aktiviteti kulturor i të cilëve ka një ndikim pozitiv në zhvilimin e shoqërive të tyre.

Për vitin 2015 ka pasur një listë prej 105 të nominuarisht që janë reduktura në një listë të shkurtër prej 38 vetash ndër të cilët janë zgjedhur 10 laureatët që kryesohen nga artistja fotografja iraniane Neësha Tavakolian.

Çmimet do t’u dorëzohen laureatëve në 2 dhjetor 2015 në Pallatin Mbretëror, Amsterdam në prezencë të familjes mbretërore.

Teksti i raportit të komitetit për Lubonjen:

Fatos Lubonja është gazetar shkrimtar komentues televiziv dhe një lider i zërit kritik në vendin e tij që shpesh e shokon vendin e tij duke e futur në refleksione të domosdoshme.

17 vjet burg i akuzuar për agjitacion e propagandë dhe për akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë disidente  – vetëm sa ia kanë forcuar qasjen e tij ndaj demokracisë.

Në qeli ka shkruar “Ploja e Mbrame”  një riinterpetim shumë intrigues i historisë së Edipit mbi Shqipërinë staliniste. “Ridënimi” përshkruan arrestimin e tij dhe labirinthin totalitarist. Pas lirimit kur shumëkush duartrokiste qeverinë e re të ashtuquajtur demokratike Lubonja ishte një nga ata që denonconte abuzimet ndaj të drejtave të njeriut duke përfshirë edhe ato ndaj persekutorëve të tij, ish funksionarë të regjimit të përmbysur.

Vazhdimisht objektiv në analizat e tij dhe duke ruajur pavarësi nga të gjitha partitë politike Lubonja flet kundër çdo keqtrajtimi dhe shtypjeje pavarësisht nga kush i kryen ato. Ai ka venë në dukje mashtrimet dhe abuzimet e atyre që janë në pushtet ashtu sikurse edhe të atyre që synojnë t’i zëvendësojnë ata, si nga e majta edhe nga e djathta. Libri i tij gjysmë fiction “Apokalipsi i rremë” përshkruan përvojën e luftës së tij politike në 1997 dhe rënien e Shqipërisë në anarki.

Ai është kontribuues i rregullt në gazeta dhe televizione si dhe boton revistën “Përpjekja” që merret me tema të tilla sensitive si ato mbi nacionalizmin shqiptar, identitetin dhe mitet, rritjen e një kapitalizmi oligarkik  apo shkatërrimin i trashëgimisë arkitekurore të vendit.

Fatos Lubonjës i jepet ky çmim për përshkrimin luçid dhe me ndershmëri që i ka bërë në letërsinë e tij episodeve kyçe të historisë së Shqipërisë; për ruajtjen e integritetit intelektual dhe të pavarësisë në momente ekstreme, për luftën e vazhdueshme për demokraci, të drejta të njeriut, fjalën e lirë dhe të drejtën për të treguar historinë e vendit të tij në një kontekst ku liria mbetet ende e brishtë; për zgjerimin e hapësirës së debatit publik e krijimin e platformave për zëra të tjerë kritikë; si dhe për thënien e së vërtetës pa frikë ndaj pushtetit.

http://www.princeclausfund.org/nl/activities/announcing-the-2015-prince-claus-laureates.html

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura