“Hodhën poshtë me cinizëm dhe amendamentin e deputetit socialist”- Berisha: I mbetet popullit ta thotë fjalën, opozita në betejë dhëmbë për dhëmbë, javët në vijim…

Nov 25, 2022 | 12:49
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar sot dhe rrezimin nga Kuvendi te amendamentit te deputetit te PS Erion Brace. 

Tashme tha Berisha eshte koha qe popullit te thote fjalen e tij. Opozita theksoi Berisha eshte ne beteje dhembe per dhembe dhe ne protesta te vijueshme.

Sali Berisha: Cdo amendamet u hodh poshtë, përfshi dhe një amendament të deputetit socialist Erion Braçe që nuk kishte synim tjetër vetëm se të çlironte fermerët shqiptarë nga cmimi i rritur 250% i uresë i nitratit e inputeve të tjera bujqësore.

Asgjë, asnjë rresht, asnjë fjalë, të gjithë me cinizëm ekstrem u hodhën poshtë.

I mbetet popullit, shqiptarëvë të thonë fjalën e tyre në javët e muajt në vijim, opozita është në këmbë, në betejë dhëmbë për dhëmbë me këtë regjim e në protesta të vazhdueshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura