Historitë e atentateve ndaj biznesmenit qipriot të vrarë nga shqiptari

Jun 25, 2016 | 7:40
SHPËRNDAJE

Katër persona mbetën të vrarë në një sulm me armë ditën e djeshme në Agia Napa të Qipros. Sipas mediave qipriote një prej tre atentatorëve është shqiptar, i identifikuar si Aleks Burreli.

Biznesmenei
Biznesmeni

Objektivi i sulmit ishte biznesmeni Pano Kalopsidiotis, ndërsa tragjikisht u vranë edhe një çift policësh edhe një turist.

Por kush është ky biznesmen? Kalopsidiotis ka qenë prej kohësh nën shënjestrën e atentateve. Pronari i shumë restorteve turistike i menaxhonte ato bashkë me të vëllanë.

Mirëpo, vitin 1996, një atentat me bombë vrau vëllanë e tij, Andros në një apartament po në këtë qytet.

Aleks Burreli, shqiptari i kerkuar
Aleks Burreli, shqiptari i kerkuar

Vrasja e djeshme vjen plot 4 vjet nga masakra e 23 qershorit të vitit 2012, ku në të njëjtin vend tre grekë qipriotë dhe dy rumunë u vranë në një atentat.

Tre nga të vrarët në atë atentat punonin për biznesmenin e vrarë dje, ndaj edhe Policia dyshonte se atentati kishte si objektiv, pikërisht atë.

Në vitit 2014, të tjera të shtëna plagosën babanë e biznesmenit që humbi jetën në spital, por edhe në atë kohë, u hetua pista e atentatit ndaj Pano Kalopsidiotisit.

Policia dyshon se biznesmeni mund të ketë qenë nën shënjestër nga biznesmenë të tjerë rivalë restortesh. Gjithashtu, mendohet se shqiptari dhe dy të tjerët në kërkim të jenë vrasës me pagesë.

zeugos

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura