Historike në Serinë A, në sezonin e ri do të arbitrohet për herë të parë nga një… femër

Jun 25, 2022 | 19:35
SHPËRNDAJE

Zyrtarizimi do të vijë më 1 korrik me anë të një konference për shtyp, por Maria Sole Ferrieri Kaputi do të jetë arbitrja e parë femër në Serinë A. Në gusht ajo do t’i bashkohet grupit të gjyqtarëve të Serisë A dhe B. Ferrieri Kaputi është gjithashtu edhe gjyqtare ndërkombëtare.

67657657

31-vjeçarja, e lindur në Livorno, në dhjetor të vitit të kaluar u bë e para femër që arbitron në nivelet e larta të futbollit italian, teksa ka gjykuar një takim të Kupës së Italisë, ndërmjet Kaljarit dhe Çitadelës. Ndërsa në tetor ka arbitruar në Serinë B takimin Çitadela-Spal.

“Mund t’iu garantoj se nëse arrin të arbitroj në Serinë A një femër, do të ndodhë sepse e meriton”, kështu është shprehur ish-arbitri ndërkombëtar Xhanluka Roki, aktualisht dizenjator në Serinë A, i cili ka theksuar se sot gjyqtaret femra janë të përgatitura si nga ana fizike gjithashtu edhe teknikisht, duke evidentuar se çdokush që mbërrin deri në Serinë A e meriton këtë ngjitje nga terreni i lojës dhe se nuk i dhurohet asgjë.

Pra, mes risive të sezonit 2022-2023 në Serinë A do të jetë edhe prezenca e Ferrieri Kaputit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura