Historike/ Në Kubë, zbarkon anija e parë me turistë amerikanë

May 2, 2016 | 19:21
SHPËRNDAJE

Historike për banorët e Havanës, të cilët kanë pritur sot në tokën e tyre anijen e parë amerikane me turistë që zbarkon në Kubë prej dekadash të tëra.

Lundrimi i kësaj anijeje drejt ishullit komunist vjen vetëm pak javë pas vizitës së Obamës në ishullin e Karaibeve. Ajo që ndalonte shtetasit amerikanë të hynin në vendin ishullor nga deti, ishte pikërisht një ligj i shtetit kuban, por një ligj i tillë u hoq nga autoritetet e Kubës vetëm një javë më parë.

Obama e ka konsideruar kthesën dramatike të politikës amerikane ndaj Kubës si pjesë të trashëgimisë së tij. Dy vendet kanë rivendosur marrëdhëniet diplomatike vetëm një vit më parë dhe kanë nënshkruar marrëveshje mbi çështje të shqetësimit dypalësh, përfshi këtu mjedisore, shërbimi postar apo edhe fluturimesh të drejtpërdrejta mes tyre.

“Carnival Corp’s (CCL.N) Adonia”, një anije e vogël me kapacitet prej 700 pasagjerësh, lundroi përmes kanalit drejt gjirit të Havanës mëngjesin e kësaj të hëne, nën një mot tepër të përshatshëm për të kryer edhe fotografi, e më pas i zbarkoi pasagjerët në qytetin e vjetër kolonial të vizituar edhe nga Obama para pak javësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura