Historiani flet për ‘fëmijët e persekutorëve’: Nuk janë kot ministra, deputetë, ambasadorë…

Apr 10, 2018 | 16:51
SHPËRNDAJE

Historiani Kastriot Dervishi shkruan sot se për të kuptuar më mirë diktaturën komuniste, shoqërisë shqiptare do i duhej një dokumentar me titull “Fëmijët e persekutorëve”.

Sipas tij, debati duhet te rrahe te sotmen e te merret me te, jo me te shkuaren. “E vetmja “meritë” e tyre është vepra kriminale e paraardhësve. uk janë rastësisht ministra, deputetë, ambasadorë, drejtorë të përgjithshëm, drejtorë, etj”- shkruan ai ne nje postim ne FB.

kastriot dervishi

Postimi i Kastriot Dervishit 

“Fëmijët e diktaturës” dhe “fëmijët e persekutorëve”

Për të kuptuar më mirë diktaturën komuniste, shoqërisë shqiptare do i duhej një dokumentar me titull “Fëmijët e persekutorëve”, duke mos u marrë shumë me të djeshmen, por me të sotmen, pasi e vetmja “meritë” e tyre është vepra kriminale e paraardhësve. Nuk janë rastësisht ministra, deputetë, ambasadorë, drejtorë të përgjithshëm, drejtorë, etj. E vetmja “meritë” e tyre është vepra e paraardhësve. Kështu edhe dokumentari “Fëmijët e diktaturës” do ketë më shumë kuptim kur ballafaqohet me fëmijët e persekutorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura