HISTORIA/ U nda nga gruaja, ajo i merr fëmijët në Gjermani (Foto)

May 26, 2016 | 8:18
SHPËRNDAJE

Një histori prekëse është transmetuar në emisionin investigativ “Stop”, në Televizionin Klan. Një i ri nga Ksamili është ankuar për ish-gruan e tij, pasi i ka marrë fëmijët edhe është larguar nga Shqipëria. Gjykata ka vendosur që Erjon Fataj të paguaj për dy fëmijët çdo muaj, pas ndarjes.

Gjithashtu sipas vendimit të gjykatës ai ka të drejtë të takoj fëmijët dy herë në muaj. Por pavarësisht kësaj, ish-bashkëshortorja është larguar me dy fëmijët në Gjermani.

Ai madje ka thënë për mikrofonin e emisionit “Stop” se nuk ka firmosur prokurën për daljen jashtë kufirit të dy fëmijëve.

Intervista

Pse jeni drejtuar emisionit “Stop”, si nisi historia juaj?

Erjon fataj 4

Pas 13 vitesh martesë dhe me dy fëmijë, u divorcova dhe gjykata vendosi t’ia jepte fëmijët ish-bashkëshortes dhe mua me vuri një detyrim, pensionin ushqimor për fëmijët; 120 mijë lekë të vjetra në muaj.

Si vendosi gjykata, si do t’i takoni fëmijët tuaj?

Fëmijët do i takoja javën e pare dhe javën e tretë të muajit, si dhe një muaj në gusht për t’i mbajtur. Rreth 3 viteve me pas, që në muajin gusht të 2015, ish-gruaja më vjen më kërkon që të firmos një prokurë për t’u larguar me fëmijët në Gjermani.

Pra ju nuk keni firmosur asnjë prokurë?

Jo as për në Greqi, thjesht na njihnin sepse kalonim dhe ishte pikë e afërt

Fakti që ish-gruaja ka kaluar kufirin pa prokurë, i jeni drejtuar policisë?

Po, kam bërë një ankese në polici dhe më kanë thënë që do hapësh gjyqin për t’i kaluar zyrtarisht në gjykatë. Siç kam paguar, siç kam respektuar datat, dua t’i marr t’i shoh fëmijët e mi. Dua t’i jap fëmijëve lekët dhe t’i shoh, ose në të kundërt të mi japë mua t’i rris vetë.

Prej sa kohësh nuk i takon fëmijët?

Kam që në dhjetor, 25 dhjetor…

Të ka marre malli?

Po ( tregon fotografi) këto janë fëmijët e mi, djali 7 vjeç e gjysmë, vajza 15 vjeç.

Erjon fataj 1

Flisni me ta?

Vajzën e ka larguar shumë nga unë, sa ka qenë këtu s’ka patur asnjë lloj problemi, që kur iku pasi u divorcuam e ka bërë vajzën për vete, unë e pyes si jeni ajo më thotë ‘mirë e ke djalin’. Kam frikën e djalit mos ma bën siç më ka bërë vajzën . Gjashtë muaj kur u ndamë, nuk ma nxori djalin në telefon, tani nuk flas fare, ku do vejë kjo gjë, kam dy muaj që nuk flas me djalin. Ajo ma mban djalin me forcë sepse ai do të rrije me mua, djalin po ma torturon, ai kërkon të flasë, ajo mbyll telefonin.  Unë kërkoj të më kthehen fëmijët pas, ose të kthehen atje ku ishin t’i takoj rregullisht. Nuk dua të më thotë që fëmijët s’të duan ty, se këtë gjë ma thotë ajo, nuk ma thonë fëmijët. Dua djalin këtu.

………

Ndërkohë avokati i të riut nga Ksamili, Tartar Bazaj, ka thënë për emisionin “Stop” se: “Erjon Fataj ka ardhur në zyrën time për të ndryshuar një vendim gjyqësor që ka patur me ish-bashkëshorten e tij , për fëmijët e tyre. Ai ka respektuar vendimin e gjykatës, duke bërë të mundur dhe dërgimin e parave çdo muaj, sipas kushteve të përcaktuara. Jonida Jani, nuk ka respektuar vendimin e formës së prerë. Ajo është larguar në Gjermani“.

Erjon fataj 5

Por emisioni “Stop” trokiti edhe tek zyra e Drejtorit  të Kufirit dhe Migracionit.

Erjon fataj 6

Nuk ka sistem që sinjalizon për prindërit e divorcuar, por nëse dokumenti i lëshuar nga Ministria e Brendshme është nxjerrë në kohen që këta prindër kanë qenë të divorcuar, në sistemin TIMS kur regjistrohet personi, ka një rubrikë të veçantë ku thuhet statusi. Në rastin kur e kemi statusin të divorcuar, ne fillojmë intervistimin, nëse këta fëmijë po udhëtojnë me njërin prind me dëshirën e prindit tjetër apo jashtë dëshirës”, ka thënë Genc Merepeza./tvklan.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura