Historia tronditëse: “U dashurova dhe pres fëmijë prej saj, por zbulova se e kam…”

Aug 13, 2018 | 19:00
SHPËRNDAJE

Dy të rinj të cilët u dashuruan marrëzisht me njëri-tjetrin dhe janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, zbuluan një të vërtetë që i tronditi fort.

Djali ishte dashuruar me motrën e tij të cilën prindërit e kishin dhënë për adoptim por ata të dy nuk e dini këtë gjë.

Në një letër dërguar psikologes së ‘The Sun’ ai ka rrëfyer historinë e tij.

couch-couple

Letra e djalit

“U dashuruam marrëzisht me njëri-tjetrin dhe kur mësuam që ajo ishte shtatzënë fluturuam nga gëzimi por…ishim motër e vëlla.

Historia jonë nisi një vit më parë kur unë festoja ditëlindjen time dhe mbushja 21 vjeç. Në lokalin që unë kisha zgjedhur të shkoja për të festuar me miqtë, takoj atë. Një vajzë e bukur, 24 vjeçe dhe shumë e zgjuar.

Ajo natë nisi si një flirt por vazhdojë çdo ditë e më shumë të kthehej në një dashuri dhe në një lidhje të fortë. Pasi kaluan 6 muaj nga lidhja jonë, ne mësuam se ajo priste një fëmijë. U gëzuam shumë për këtë dhe vendosëm që në atë moment kishte ardhur koha që të njiheshim me familjet tona. Ditën që shkova në shtëpi për t’ua prezantuar prindërve, isha në një lumturi e cila nuk mund të përshkruhet me fjalë.

Sapo prindërit e mi e panë mbetën të shashtisur dhe me zor nisën të nxirrnin një fjalë nga goja. Duke qarë ata na treguan se në të dy ishim motër e vëlla. Ata e kishin dhënë atë për birësim pasi nuk kishin pasur kushtet ekonomike të përshtatshme për ta rritur.

Por çfarë duhet të bëjmë ne tani?! Çfarë do të ndodhë me dashurinë tonë?! Po me fëmijën?!

Jemi në një situatë në të cilën rrallë ndodh që t’i japësh zgjidhje…Çfarë mund të bëjmë?”.

Përgjigjja e psikologes

“Më vjen shumë keq dhe më ka prekur shumë historia juaj. Nuk është faji juaj por i prindërve që nuk iu kanë treguar më parë dhe nuk kanë mundur t’iu ndalojnë nga kjo lidhje.

Për fatin e keq, në Angli nuk është e lejueshme martesa brenda të njëjtës familja apo kryerja e akteve seksuale, çka nënkupton që një fëmijë nga kjo lidhje do të quhej mëkat dhe do të dënohej me ligj.

Të dy duhet ta mendoni mirë vazhdimin e kësaj historie…lindja e një fëmijë në të tilla rrethane nuk është një ide e mirë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura