Historia tronditëse/ Nga bodrumi në bodrum, familja në Prishtinë në mjerim total

Dec 20, 2019 | 22:02
SHPËRNDAJE

Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” i është rikthyer historisë së familjes Mustafa në Kosovë. Në Prishtinë në lagjen Resmija dhe Hajdini e dinë shumë mirë gjendjen ku ndodhen. Dimri i hidhur ka mbërritur.

Deri më sot kanë vuajtur shumë janë endur nga njëri bodrum banese tek një bodrum tjetër madje ndonjëherë edhe pa kulm mbi kokë. Pa përkrahjen e askujt. Lagështira dhe myku në banesën që po banojnë aktualisht i ka sëmurë të vegjlit me astmë. Nuk u mjaftojnë paratë as për ushqime apo ilaçe.

Capture

Resmija dhe Hajdini përballen jo vetëm me varfërinë por edhe me problemet shëndetësore të vajzës Anisës. Vogëlushja 4 vjeçare nuk mund të flasë. Djali i madh Rijadi 10 vjeç është edhe ai i sëmurë. I vetmi fëmijë i shëndetshëm që u fal lumturi është foshnja 6 muajshe Ambra.

Vetë e ëma e fëmijëve Resimja nuk mund t’i durojë dot dhimbjet e shpeshta të kokës për tu qetësuar i duhet që çdo ditë të t’i njektojë një gjilpërë, e cila ka kosto 5 euro.

Bashkëshorti i saj Hajdini fiton pak para nga paga që merr, një pjesë e madhe shkon për të paguar qiranë dhe për të blerë medikamentet e gruas dhe dy fëmijëve. Madje as kanë mundësi që Anisa të kryejë vizitë mjekësore të hollësishme për të kuptuar arsyen përse ajo nuk është në gjendje të thotë asnjë fjalë./BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura