HISTORIA/ ‘Tek të tjerët më trajtoi si princeshë por pasi bëmë seks…”

Jun 21, 2016 | 13:22
SHPËRNDAJE

Një vajzë e re e cila është e dashuruar pas një djali të cilin e njihte prej kohësh, është përballur me një dilemë.

Nga rrëfimi i saj kuptohet se djali ka disa sjellje ndaj saj, gjë e cila e ka bërë atë shumë konfuze. Ja çfarë i ka shkruar ajo psikologes së ‘The Sun’.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Letra e vajzës

“E dashur psikologe…

Unë jam një vajzë 19 vjeçe dhe jam në një lidhje me një djalë 20 vjeç. Ne kemi qenë në një klasë në gjimnaz dhe unë gjithmonë e kam pasur qejf. Por një ditë, kishim dalë në një lokal dhe ai mu afrua dhe me puthi…kështu nisi çdo gjë.

Atë natë ai më trajtoi si princeshë dhe të gjithë e vërejtën se sa shumë ishte i dhënë pas meje. Ai nuk pushoi se më thënë se sa e bukur isha bërë. Pas mbrëmjes ne shkuam në një hotel dhe bëmë seks.

Kur u zgjuam në mëngjes ai më tha se do të zbriste të merrte kafe por…nuk u kthye më. E mora në telefon për ta pyetur pse u vonua por ai nuk ma hapi telefononin. Pas pak më merr vëllai i tij dhe më thotë që ai kishte ikur në shtëpi.

U mërzita shumë… nuk di pse ma bëri këtë ai dukej i lumtur me mua. Tani kam frikë ta marr dhe t’i them që unë vërtetë e kam qejf sepse mendoj se nëse kupton që e dua atëherë do të largohet përgjithmonë.”

Përgjigjja e psikologe

“Është pak e çuditshme mënyra e largimit të tij. Por ti duhet të flasësh hapur me të dhe t’i tregosh për ndjenjat e tua. Nëse ai ndjen të njëjtën gjë atëherë do të kthehet, nëse jo lere të shkojë.

Ti meriton dikë më të mirë.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura