Historia/ Shqiptari fitoi 17 mln $ lotari, vrau kunatën dhe babain e saj

Jun 26, 2016 | 9:39
SHPËRNDAJE

Joe Rukaj, i njohur gjithashtu edhe si Gjelosh Rukaj, është shqiptari që fitoi lotarinë e madhe në Nju Jork prej 17 mln dollarësh, mirëpo ai e hodhi në erë të ardhmen e tij.

Joe Rukaj, apo Gjelosh Rukaj, shqiptari qe futoi 17 mln dollare por vrau kunaten dhe babane e saj
Joe Rukaj, apo Gjelosh Rukaj, shqiptari qe futoi 17 mln dollare por vrau kunaten dhe babane e saj

Më shumë se 20 vjet më parë, Rukaj, fituesi i lotarisë së famshme kreu një vrasje makabre. Ai vrau kunatën dhe babanë e saj, duke marrë dënim me burgim të përjetshëm dhe duke mos i gëzuar 17 mln dollarët e lotarisë.

Pritet që këtë javë, cikli i dokumentarëve “Doscovery Crime Series” të shfaqë një episod në lidhje me ngjarjen e 11 shtatorit të vitit 1996 që tronditi mbarë SHBA-të.

Sipas dëshmive të asaj kohe dhe dokumenteve gjyqësore, mësohet se Gjelosh Rukaj kishte një lidhje intime me kunatën e tij, Rigaleta Nikaj.

Madje me të kishte edhe një fëmijë, por askush preveç të dyve nuk e dinte. Në momentin që ai fitoi lotarinë, Nikaj kërkonte pjesën e saj.

Lidhja e tyre intime u zbuluar dhe Rukaj u përfshi në një konflikt me atë dhe me babanë e saj, Mark Nikajn.

Konflikti degjeneroi në përdorimin e armëve dhe Gjelosh Rukaj vrau me armë zjarri Mark Nikajn babain e vajzës dhe vetë kunatën e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura