Historia shokuese “Bëja seks me babain sepse më tërhiqte”

Feb 18, 2015 | 20:40
SHPËRNDAJE

Një vajzë kanadeze ka treguar historinë e saj shokuese me një media vendase Jezebel.

24 vjeçarja Natasha Rose Chenier ka rrëfyer se ka bërë seks me babain e saj pasi e kishte njohur kur ajo ishte 19 vjeçe.

Ajo thotë se edhe babai i saj është tërhequr nga bija biologjike që në momentin që e ka parë dhe ata kanë filluar të kryejnë marrëdhënie që në fillim.

Ai jetonte në Jamaica dhe nuk kishin pasur takime më përpara.

Natasha e shpjegon situatën e saj duke thënë se takimi me babain e saj ishte në kohën kur ajo nuk i kishte gjërat mirë me mamanë.

“Ai më llastonte dhe me trajtonte mirë. Kishim shumë të përbashkëta dhe me të ndaja çdo gjë. Më përpara nuk më kishte ndodhur”-shpjegon ajo.

Vajza tregon se me babain ka kryer seks oral dhe pse kjo e torturonte shumë.

“Si fillim isha e shokuar dhe nuk e kuptoja dot. Nuk flisja me asnjëri. Doja që të shkoja në shtëpi dhe të harroja çdo gjë, por nuk mundja”-thotë 24 vjeçarja.

“Unë nuk isha një viktimë e babait tim, por edhe e vetes sime dhe ndjenjave të mia”- shton vajza.

Ajo tregon gjithashtu se fakti që nuk e kishte ndjerë kurrë marrëdhënien normale baba-vajzë, nuk e dinte se çfarë po ndodhte me të por thekson se ndihej e afërt dhe e sigurtë afër tij. 

Historia që është publikuar nga Daily Mail, jep shpjegimin e një psikologu në lidhje me këto histori të ngjashme.

“Marrëdhënie të tilla incesti, ndodhin mes babait dhe vajzës por edhe mes djalit e nënës. Janë çrregullime në emocionet e të dyja palëve, duke e shndërruar ndjenjën e ngushtë prindër-fëmijë në kontakt fizik siç janë marrëdhëniet seksuale”- ka theksuar psikologu.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura