HISTORIA: Shkuam në muaj mjalti, por zbulova tradhtinë me personin që kam më afër

Oct 17, 2016 | 10:37
SHPËRNDAJE

Një grua rreth të 40-ve pasi një lidhjeje të konsoliduar dhe pas lindjes së fëmijës së parë, vendosi që të shkonte për muaj mjalti me bashkëshortin.

Por pikërisht në këtë udhëtim romantik, bashkëshorti i tha se e kishte tradhtuar me një person që ajo e kishte shumë afër vetes.

Lexoni historinë e treguar me detaje për psikologes e “The Sun”.

couple sat down looking angry

Letra e gruas

“Pas shtatë vitesh bashkë dhe pasi sollëm në jetë vajzën tonë të parë, vendosëm që të martoheshim dhe të shkonim në muaj mjalti.

Vajzën e mbajti nëna ime që ne të kishim një udhëtim vërtetë romantik, por pikërisht në këto ditë ai më tha se më kishte tradhtuar me shoqen time të ngushtë. Sipas tij kjo kishte ndodhur disa vite më parë por ndërkohë ajo gjithë kësaj kohe hynte dhe dilte në shtëpinë time sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Jam e shkatërruar, nuk di çfarë të bëj. Mendoj të ndahem por a do ishte ky vendimi i duhur?!”

Përgjigjja e psikologes

“E kuptoj dhimbjen tënde, por nuk duhet ta lëshosh veten.

Bëhu e fortë dhe bisedo me bashkëshortin. Thuaji që nuk mundesh ta falësh por je gati t’ia nisni edhe një herë nga fillimi duke i dhënë mundësi që ta rregullojë gabimin që ka bërë.

Një këshillim tek psikologu do t’iu bënte mirë të dyve për të rregulluar marrëdhënien në çift”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura