Historia rrëqethëse: Mendoja shpesh se vdekja do të kishte qenë më e lehtë, por…

May 24, 2018 | 23:47
SHPËRNDAJE

Një grua ka rrëfyer historinë e pabesueshme sesi ia doli të rikuperohej, pasi u dogj për së gjalli nga një femër, që e akuzonte padrejtësisht se kishte një histori me bashkëshortin e saj.

Dana Vulin u lye me alkool dhe më pas iu vendos flaka në vitin 2012 nga Natalie Dimitrovska, e cila e akuzonte se kishte lidhje me bashkëshortin e saj Edin.

25-vjeçarja po flinte në divan, në shtëpinë e saj në Perth të Australisë, kur Dimitrovska në gjendje të droguar, hyri në banesë dhe i vuri flakën.

Dana pësoi djegie të gradës së tretë, në 60 përqind të trupit. Sot 30 vjeç, ajo rrëfen sesi luftoi për t’u rikuperuar, duke iu nënshtruar rreth 200 ndërhyrjeve, në më shumë se 30 muaj.

Ajo u shfaq në programin televiziv Loose Women, në ITV, ku u ndër të tjera u shpreh: “Vendosa që të jetoj. Nuk dua të jetoj dhe të bëj një jetë të keqe. Familja ime luftoi kaq shumë për mua, si mund të guxoj dhe mos të luftoj për ta”.

Për dy vjet me radhë asaj iu desh të mbante një maskë në fytyrë, në mënyrë që lëkura e saj të shërohej.

“Vetëvrasja nuk ishte një opsion. Mendoja shpesh se vdekja do të kishte qenë më e lehtë, por doja të shihja nipërit e mi të rriteshin”,tha e reja.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “The Sun”, Dimitrovska u dënuan me 17 vjet burg për sulmin, megjithatë Dana tha se nuk kishte urrejtje për të.

“Isha me fat që kur isha e re mësova që të mos urrej. Jam një njeri i lumtur, e dua jetën. Suksesi është hakmarrja ime më e mirë”./tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura