Historia rrëqethëse e çiftit që jeton në errësirë dhe pa asgjë! Fati i trishtë i fëmijëve të tyre: S’kemi të hamë, dritat na i prenë

Apr 3, 2020 | 14:19
SHPËRNDAJE

 

ciftiiiNë emisionin me “Zemër të Hapur”, të autores Evis Ahmeti në News24, u trajtua historia e çiftit 75-vjeçar, Gani dhe Hide Lekaj. Jetën e tyre e kanë të mbushur plot me vuajtje. Ata janë dy pleq të vetmuar që me lot në sy kërkojnë ndihmë. Ganiu thotë se duhet t’i shërbej Hides, por shëndeti i tij fizik nuk ja lejon.

Ai tregon se çdo ditë për të është një sfidë për jetën, e nëse ai nuk çohet, rrezikojnë që të dy së bashku të vdesin. Çifti Leka tregon vuajtjet e jetës dhe fatin e trishtë të fëmijëve të tyre. Ganiu çdo fjalë që përcjell nga goja e shoqëron me lot, teksa në anën tjetër varfëria ulur këmbëkryq duket sikur u buzëqesh dy të moshuarve të pafat.

Ata janë te dy nga 75 vjeç, me orgjinë nga Dibra, por që nga 2002 jetojnë në Tiranë në rrugën Aleksandër Marteli. Janë prindër të 5 fëmijëve, tre goca dhe dy çuna. Njeri prej fëmijëve është jashtë, ndërsa të tjerët janë shumë keq. Në Dibër kanë jetuar me bagëti. Hidja është prej 5 vitesh e paralizuar, por nuk merr KEMP.

Ajo ka probleme edhe të shëndetit mendor dhe trajtohet vetëm me pension pleqërie, në vlerën 110 mijë lekë të vjetra. Ajo shtrohet në spital shpeshë herë. Por shërbimin e bën vetë bashkëshorti i saj, i cili i është nënshtruar edhe vetë një operacioni në gju, në tetor të vitit 2019.

“Edhe unë trajtohem me pension pleqërie 108 mijë lekë të vjetra. Tani këto ditë na kanë sjellë ushqim komshinjtë dhe nusja e djalit, por ata janë në gjendje të keqe ekonomike. Bashkëshortja nuk e ka logjikën. Kam katër vite që i shërbej mesa të mundem. Pas ardhjes në Tiranë kemi vuajtur shumë. Plaka merr rreth 50 mijë lekë të vjetra ilaçe muaj për muaj. Ilaçe për trurin, pasi truri është i shkatërruar komplet. Ndez sobën e zjarrit i shërbej edhe plakës, kur mundem gatuaj ndonjë pako makarona. Na ka mbaruar pensioni i muajit të kaluar, po presim nipin të vij të na sjellë ndonjë gjë për të ngrënë. Vajzat i kam të martuara dhe janë shumë keq ekonomikisht, burrat e tyre kanë vdekur në moshë të re, nga 38 vjeç nga infarkti.

Edhe çunat jetojnë me ndihmë ekonomike, jemi dy pleq të vetmuar. Duam ndihmë, s’dimë ku të përplasemi. Nuk mundemi më jemi të pafuqishëm. Bashkëshortja ime ka ngelur në krevat, vuan nga probleme të mëdha, kurohet te 5-sa. I kërkoj ndihmë shtetit, kam shkuar me patericë te OSHE kam kërkuar ndihmë për dritat, nuk kam me çfarë ti paguaj. Dy pensionet e pleqërisë që marrim janë të pamjaftueshëm , pasi gruaja merr ilaçe dhe duhet të shtrohet në spital shpesh herë. Unë sot nuk kam ngrënë asgjë, na mbaruan lekët e pensionit të muajit të parë, djalit nuk kam çfarë ti kërkojë, ai jeton vetëm me 40 mijë lekë të vjetra ndihmë ekonomike. Po pres nipin të na sjelli ndonjë gjë”, rrëfen i moshuari mes lotësh.

Më tej, ai vijon “situata është shumë e vështirë, jemi shumë të vetmuar. Plaka është me të meta mendore dhe unë jam sakat. Kemi mbetur të mbyllur brenda. Ne jetojmë vetëm. Një djalë është me ndihmë ekonomike, nuk na ndihmon dot. Njëri djalë është në Athinë, ka 20 vite që jeto atje. Djali që merr ndihmë ekonomike merr 40 mijë lekë të vjetra. Në 2002 kemi ardhur në Tiranë nga Reci i Dibrës. Jetonim me blegtori, binte borë gjithë dimrit. Ne menduam se në Tiranë do ishte jeta më mirë, por nuk doli ashtu. Jetojmë 5 vite të vetmuar. Jeta normale është mizerje. Unë jam sakat për vete, me ditë zorit i shërbej gruas. Sot nuk kemi ngrënë mëngjes.

Mbrëmë hëngrëm një supe makaronash. Sot nuk e dimë se çfarë hamë. Kismet zotit. Askush nuk ka ardhur për të na ndihmuar. 50 mijë lekë të vjetra marr unë dhe 50 plaka. Pazaret i bën djali. As dritat nuk i kam larë. Mi kanë prerë dritat sepse nuk i kam larë. Unë nuk shkoj dot ta marr pensionin. Djali dhe nusja na shërbejnë ndonjëherë. Lajmë duart me sapun, asgjë tjetër. Nusja dhe djali përdorin masa mbrojtëse. Edhe unë e kam maskën. Prej 2 javësh jemi në errësirë. Nuk i pguajmë dot dritat. Shuma shkon 38-40 mijë lekë të vjetra në muaj. Këto ditë të ftohta jemi ngrohur me sobën e drunjëve. Ujë të ngrohtë nuk kemi, por duart i lajmë me ujë të ftohtë dhe sapun”.

Në studio vijnë ndihma live për çiftin Lekaj
Kujtim Qefalia, kryetar njësia administrative Dajt: Ajo është një familje që njihet mirë nga njësia jonë sepse është ndihmuar në shumë raste. Është familje në nevojë, nuk kanë mundësi të punojnë. Një djalë i vetëm dhe pa punë. Prandaj e kemi ndihmuar disa herë me ndihma ekonomike. Do e kemi në konsideratë që edhe pas një jave, apo kur të kenë nevojë do e ndihmojmë familjen. Do i lënë një numër kontakti për këtë qëllim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura