Historia që tronditi Tiranën 4 vite më parë, pasi flitej për përdhunim minoreneje

Feb 13, 2015 | 11:54
SHPËRNDAJE

Në shtator 2010, Ajsi Xhaxhaj, 15-vjeçarja e shoqëruar nga një psikologe, bën kallëzim në Komisariatin Nr. 1, në Tiranë. Ajo thotë se ishte dhunuar seksualisht nga profesori i saj, Leonard Bombaj.

Regjisori Bombaj e mohoi akuzën, duke thënë se nuk e kishte prekur vajzën, ndërkohë që edhe prokuroria, pas hetimeve doli në përfundimin se nuk kishin të bënin me një akt përdhunimi. Ndërkohë në media, Ajsi Xhaxhaj, asokohe 15 vjeç, ka rrëfyer me detaje një histori rrëqethëse përdhunimi të cilën, siç e shihni edhe nga intervista, ajo vazhdon ta mbrojë si variantin e vërtetë të ngjarjes.

Pas mbylljes së kësaj çështjeje, regjisori Leonard Bombaj publikoi librin “Në emër të Atit, të Bijës dhe të Shpirtit të Zbathur” , një version letrar i ndodhisë së jetës së tij. Aty ai e përshkruan Ajsin si një vajzë të vogël mashtruese, që donte ta fuste në kurth.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura