Historia që të lë pa frymë, mjekët i thanë se kishte infeksion të lehtë, por pas lindjes djali i saj vdiq!

Aug 30, 2018 | 19:56
SHPËRNDAJE

Mund te jete vendimi me i veshtire ne jete! Te dalin nga buzet e tua fjalet qe bejne te shuhet jeta e femijes tend. Kjo ka ndodhur me nje nene e cila ka qene e detyruar te autorizojë fikjen e aparaturave që mbanin në jetë djalin e saj 10-ditësh, pasi ai ishte prekur nga herpesi.

son-683x445

Vetem 22 vjeçe, tani Kira Aldcroft ka leshuar nje apel ndaj te gjitha nenave që janë shtatzënë të bejne analiza për te percaktuar nese kane kete virus ose jo.

Ajo thote se shtatzënia i kishte shkuar shume mire deri ne lindje. E solli ne jete birin e saj 9 ditë para datës së përcaktuar nga mjekët. E reja nga Manchesteri, tha se ajo nuk kishte simptoma të herpesit gjenital përveç një infeksioni të lehtë, që sipas saj infermieret i kishin thënë se është efekt anësor i zakonshëm i shtatzënisë.

Por vetëm tetë ditë pas lindjes së Leos, u detyrua ta dergoje djalin me urgjencë në spital pasi nga goja e tij filloi të rridhte gjak. Pasi gjendja e tij u përkeqësua shpejt, Leo ra në koma. Pas ekzaminimeve mjekët zbuluan se Kira ishte e prekur nga virusi herpes dhe e kishte kaluar te djali i saj gjatë lindjes.

Vetëm pak orë pasi mberriti ne spital, mjekët i bene me dije nenes se re se mëlçia dhe veshkat e Leos së vogël po dobësoheshin dhe se ai duhej të vihej në një aparat dializë për t’u mbajtur gjallë, por dite pas dite, të gjitha organet e tij po dilnin nga funksioni.

Pas kësaj, Kira mori vendimin pikëllues për të fikur aparatin që mbante foshnjen e saj në jetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura