Historia prekëse e vajzës që vdiq ditën e diplomimit (FOTO)

May 24, 2015 | 20:46
SHPËRNDAJE

Mund të quhet një nga ato historitë që të lënë shije të hidhur kur i dëgjon, dhe tragjike kur i përjeton. Ndarja nga jeta e një njeriu padyshim që lë gjurmë, por kur vdekja të vjen vetëm pak orë pas diplomimit?

Aminah Ahmed

Ky është rasti i një studenteje në Universitetin e Teksasit. 22-vjeçarja Aminah Jennifa Ahmed kishte ndjerë dhimbje koke, dhe ndërroi jetë pak orë pasi u diplomua, dyshohet nga një goditje në tru.

Në faqen e saj “gofundme” shkruhet: “Një vajzë që mundet. Gjithçka që ajo donte ishte që t’i nxiste njerëzit me anë të besimit. Të nxiste njerëzit të bëjnë atë që është e drejtë, dhe t’i shtynte njerëzit të bënin një ndryshim. Misioni i veçantë i kësaj vajzet ishte për të ndryshuar botën. Ky është një objektiv që shumë prej nesh e kanë. Por Amina kishte një motor për të motivuar njerëzit rreth saj, për t’u bërë më të ndieshëm dhe të sillte një ndryshim pozitiv në botë ‘.

Familja e saj që e shikonin me krenari ecjen e saj për të marrë diplomë në biologji dhe biznes, tashmë ndihen të shkatërruar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura