Historia/ Pengmarrësi egjiptian ka qenë dy herë i punësuar në Shqipëri

Jun 25, 2016 | 8:43
SHPËRNDAJE

Adel Mohamed Salam, 30- vjeçari nga Egjipti që mban peng prej disa ditësh dy marinarë shqiptarë, ka qenë dy herë i punësuar në Shqipëri.

egjiptiani qe mban peng dy marinaret shqiptare
egjiptiani qe mban peng dy marinaret shqiptare

Mësohet se fillimisht ai ka qenë në vendin tonë rreth 2 vite e gjysmë më parë dhe së fundi ishte rikthyer për të punuar rreth 5-6 muaj më parë.

Në të dyja rastet ai ka bashkëpunuar me Çelepiajt. Më herët, ata kishin një anije tjetër, të cilën e shitën, duke mbyllur edhe kontratën me marinarin nga Egjipti.

Pasi blenë një tjetër anije peshkimi, Salam u rikthye për të bashkëpunuar me ta, disa muaj më parë.

Gjatë kësaj kohe nuk dihet që të kenë pasur përplasje pronarët me punëtorin nga Egjipti.

Ata i kishin siguruar një banesë me qira në Durrës, ku 30-vjeçari jetonte i vetëm, duke mos pasur lidhje me kolegët e tjerë, qoftë shqiptarë apo bashkëkombës të tij.

Mësohet se pagesa për të ishte e kënaqshme dhe ndërkohë ishte i siguruar, pasi si pjesë e flotës së peshkimit, asnjë anëtar i ekuipazhit nuk duhet të dalë në det pa qenë me dokumente të rregullta të punësimit.

Sipas pronarit të anijes “Çelepia 2”, Flori Çelepia, marinari egjiptian ishte paguar edhe shtesë, kur puna u ecte mirë, duke mos e imagjinuar dot se çfarë do të ndodhte me të pasi dolën për herë të fundit në peshkim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura