Historia/ Narkotrafikanti shqiptar merr 31 mijë euro dëmshpërblim, gjykata konstatoi se…

Jun 18, 2018 | 11:54
SHPËRNDAJE

Një narkotrafikant shqiptar te cilin gjykata e Milanos e kishte dënuar me 10 vjet burg per trafik droge do te demshperblehet 31 mijë euro, pasi se fundi u vleresua se ishte riarrestuar gabimisht.

arrestim-karabinieri

Behet fjale per procesin gjyqesor te nje shqiptari iniciale H.H., 53-vjeçar, i cili u ekstradua nga Shqiperia drejt Italise, pas te cilit qendroi ne burg per 135 ditë, qe u konsideruan ne gjyqin final si burgim i padrejte.

Mediat italiane bejne me dije se shqiptari H.H., në vitin 2003 u dënua me 10 vite burg nga Gjykata e Milanos për trafik droge, qe e perfundoi ne maj të vitit 2013.

Nderkohe qe në tetor të 2013, H.H arrestohet nga Interpoli në Itali pasi rezultonte i kërkuar për të njëjtin dënim. Por në Shqipëri u deshën 40 ditë që të sqarohej gabimi e që Gjykata e Elbasanit të zbardhte rastin.

Por, perseri shqiptari arrestohet ne Maqedonim me te njejten akuze, ne korrik të 2015, ku ndodhej per mjekim per leucemine nga e cila thuhet se vuante. Qe nga Maqedonia, u dergua serish i ekstraduar ne Itali.

Ne fund, Gjykata e Milanos rivleresoi gjithe dosjen,dhe vendosi se arrestimi dhe esktradimi ishte i padrejte. Atij do t’i paguhet me 235.82 euro në ditë, cdo dite burg qe ka bere gabimisht, ne total, gati 32 mije euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura