HISTORIA/ ‘Na jep lekët që na kërkoi gruaja jote’, vëllezërit që morën peng 46-vjeçarin pas një viti…

Jun 13, 2018 | 13:00
SHPËRNDAJE

Dy vellezer nga Saranda jane arrestuar sot ne Fier, pasi ishin ne kerkim per nje pengmarrje te ndodhur ne korrik te vitit 2017.

Policia-e-Fierit

Policia e Fierit ben me dije se ka arrestuar vellezerit Lani Boraj, 37 vjeç dhe Olen Boraj, 31 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

“Në Korrik të vitit 2017, këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin, në fshatin Hekal, Mallakastër, kanë marë forcërisht dhe i kanë hequr lirinë për disa orë shtetasit S.B, 46 vjeç, banues në Fier”- njofton policia.

Panorama meson se nje vit me pare, gruaja e 46-vjeçarit me inicialet S.B, dyshohet se u kishte marre para borxh dy vellezerve dhe nuk ua kishte kthyer. Ata ne shenje hakmarrje i kane hequr lirine te shoqit te saj per disa ore.

Njoftimi i plote 

Ndalohen 2 vëllezër të cilët ishin shpallur në kërkim për “Heqje të paligjshme të lirisë”, “Armbajtje pa leje” dhe “Vetëgjyqësi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:

1.Lani Boraj, 37 vjeç
2.Olen Boraj, 31 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 24.05.2018 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe Vetëgjyqësia” parashikuar nga Nenet 110/2, 278/2 dhe 277 të Kodit Penal.

Në Korrik të vitit 2017, këta shtetas në bashkëpunim me njeri tjetrin, në fshatin Hekal, Mallakastër, kanë marë forcërisht dhe i kanë hequr lirinë për disa orë shtetasit S.B, 46 vjeç, banues në Fier.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura