HISTORIA/ “Fjeta me burrin e shoqes pasi më ngacmoi, por pasoja po më shkatërron jetën”

SHPËRNDAJE

Letra e publikuar nga “The Sun”:

Kam pasur një marrëdhënie me bashkëshortin e shoqes time për më shumë se një vit. Askush nuk e di për këtë, por unë ndihem shumë fajtore dhe po mendoj t’ia them të vërtetën shoqes time. Jam 25 vjeç, jetoj vetëm dhe punoj në një dyqan rrobash si shitëse jashtë qytetit.

Shoqja ime, të cilën e kam pasur në klasë para shumë vitesh, punon atje gjithashtu.

vajza8

Burri i saj është i shkathët, i mençur dhe ka një sens fantastik humori. Unë e dua shoqen time, por ajo nuk ka asnjë nga këto cilësi. Ajo është shumë më e mirë se unë, por unë jam të paktën dy herë më e dobishme se ajo.

Bashkëshorti i saj është 28 vjeç dhe vjen në dyqan çdo ditë. Unë jetoj pranë tyre. Ai nisi të më shikonte e nuk mi ndante sytë, e gjenim vetën duke rrokullisur sytë në pasqyrë dhe duke i dërguar njëri-tjetrit sinjale. Ndihesha shumë mirë kur flirtoja me të.

Gjithçka nisi kur shoqja ime ishte me grip dhe i tha atij të ndalonte e të më shoqëronte pasi nuk donte që unë të ikja vetëm në errësirë.

Ai erdhi menjëherë me mua. Ditën tjetër, kur gruaja e tij ishte ende e sëmurë ne vijuam bashkë dhe shkuam akoma e më larg me njëri-tjetrin. Deri sa ajo u shërua ne nuk lamë gjë pa bërë.

Seksi me të ishte kaq emocionues, por gjërat na u vështirësuan pak pasi unë dhe shoqja ime ishim gjatë gjithë kohës bashkë. Kishte raste kur ai vinte në shtëpinë time ose priste që ajo të shkonte të shihte nënën e saj.

Fillova të ndjehesha paksa çuditshëm dhe një ditë bëra testin e shtatzënisë, i cili rezultoi pozitiv. Kjo ishte një dilemë e madhe për mua, por vendosa të bëja një abort në javët e para të shtatzënisë.

Ndalova së takuari burrin e saj, por pas një muaji përfundova përsëri në një shtrat me të.

Unë kam qenë një shoqe e tmerrshme dhe më vret ndërgjegjja që kam thyer besimin e saj. A duhet t’i them të vërtetën asaj?

Psikologia:

Çfarë shpresonit të arrinit? E vetmja gjë e mirë që mund të arrihet është se ajo do të zbulonte tradhtinë, por ky është një mashtrim i 2-fishtë nga bashkëshorti dhe shoqja e saj.

Ju keni qenë një shoqe shumë e keqe dhe dyshoj që ajo do t’ju falë, nuk do të doja të isha në vend të saj.

Përse e bëre? I vetmi justifikim që unë mund të gjej është se ju nuk e doni veten dhe ndoshta nuk keni pasur shumë dashuri në jetën tuaj.

Por ju keni një ndërgjegje, së fundi keni bërë gjënë e duhur dhe nuk do e takoni më atë. Masa tjetër është të gjesh një punë të re, nëse mundesh. Filloni të vendosni trurin tuaj në përdorim dhe gjeni diçka të vlefshme që mund të bëni dhe të ndërtoni vetëbesim tuaj.

PANORAMA PLUS

Te lidhura

 

Artikulli paraprakEMRI/ Aksidenti me 1 viktimë në Kryebushat, myftiu i Malësisë së Madhe ishte me gruan, shoqërohet në Polici
Artikulli tjetërTesti i pasurisë “ngel në klasë” 56% të prokurorëve, nuk justifikojnë dot 1.3 miliardë lekë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.