Historia e xhihadistit shqiptar që punon si kasap në Tiranë

May 5, 2016 | 14:31
SHPËRNDAJE

Pas dënimit të 9 imamëve të vetëshpallur, nën akuzën e terrorizmit, gazetarët e AFP kanë realizuar intervista me një shqiptarë dhe një kosovar, që kanë qenë pjesë e ISIS.

jasini

Tre vjet më parë, Alberti dhe Jasini u larguan nga shtëpitë e tyre në Kosovë dhe Shqipëri për të bërë xhihad në Siri. Tani ata janë kthyer. Por ekziston frika për krijimin e një “fronti të ri” në Europë të xhihadistëve.

Jasini tani punon si kasap në periferi të kryeqytetit të Shqipërisë. Ai refuzoi të japë emrin e tij të vërtetë nga frika e pasojave.

30-vjecari, baba i tre fëmijëve ka thënë për AFP-në se është plagosur në vitin 2014 në Alepo.

U largova tha “për të ndihmuar popullin sirian” dhe shpreson se Allahu do ta njohë sakrificën e tij, edhe pse ai nuk vdiq si një dëshmor.

Ndërkohë Albert Berisha, një 29-vjeçar i diplomuar në shkenca politike, thotë se ai mori një “vendim emocional” për t’u larguar për në Lindjen e Mesme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura