Historia e trishtë e Klevisit mes varfërisë dhe ëndrrës për t’u bërë boksier

Feb 23, 2018 | 20:30
SHPËRNDAJE

Klevisi është një djalë i ri, me ëndrra dhe dëshira për një jetë më të mirë, por vështirësitë ekonomike me të cilët përballet ai dhe familja e tij, ia pamundësojë këtë gjë. Pasioni më i madh i tij është boksi. Prej 7 vitesh Klevisi ushtrohet në këtë sport, me ëndrrën për t’u bërë një ditë i famshëm.Pse jo, për të shpëtuar prej jetës së zakonshme dhe varfërisë së lagjes “Çole”.

Por kjo nuk duket aq e lehtë. Edhe vetë Klevisi e kupton këtë. Ndaj ai i është drejtuar emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” në “News24”. Edhe nëna e tij, Vasilika rrëfen mes lotësh kushtet në të cilat ndodhen, duke treguar se banesës së tyre i mungon thuajse gjithçka.

vlore

Edhe vetë Klevisi thotë se në situatën në të cilën ndodhet, është e vështirë që të bëhet ai që dëshiron.

“S’është kollaj të bësh boks në këto kohë, do shumë kushte”, thotë djali.

Ai jeton në një shtëpi të varfër të lagjes “Çole”, ku problemet e përditshme, bëjnë që bëmat e ’97-s të duken jo shumë të largëta. Familja e tij është mbytur në borxhe, pa marrë asnjë ditë siguracion nga punët çfarëdo.

Klevisi mundohet të ndihmojë familjen e tij me ç’të mundet. “Çfarë kam fituar, në shtëpi i kam sjellë, por e vështirë shumë”.

Varfëria i ka mundur aq sa vetë nuk ia dalin dot më. E megjithatë Klevisi e ruan ende një shpresë të vakët: ndoshta ndonjë ditë boksi do të bëhet vërtet shpëtimi i tij.

Por kërkesat e tyre për ndihmë, duket se kanë gjetur një zgjidhje. Nga studio e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”, Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri i kanë ofruar Vasilikës një pension mujor, elektro-shtëpiake, si dhe ushqime.

Burimi: http://www.balkanweb.com/site/shqiptaret-per-shqiptaret-historia-e-dhimbshme-e-klevisit-mes-varferise-dhe-endrres-per-tu-bere-boksier/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura