Historia e shqiptarit nga Kukësi, që ‘po lë pa mend’ Nju Jorkun me ëmbëlsirat e tij

Jul 30, 2015 | 9:17
SHPËRNDAJE

Ai mund të hapte një ëmbëltore në Kukës, por Januz Noka, është bërë i famshëm në New York për ëmbëlsirat që gatuan në “Grand Central Oyster Bar & Restaurant” për më shumë se 20 vjet.

Emrin e tij e përmendin gazetat e specializuara të New Yorkut. Dhe siç e dini gjithçka kalon prej stomakut. “Grand Central Oyster Bar & Restaurant” ka në ditë rreth 2500 klientë që shijojnë ëmbëlsirat e shqiptarit Januz Noka, i cili punon atje prej vitit 1993.

Shqiptari, Januz Noka
Shqiptari, Januz Noka
Noka, së bashku me dy asistentët e tij, krijon vizatime të ndryshme mbi ëmbëlsirat e tij ndërsa vendin ku punon e quan “më të bukurin në Manhattan”.

Nga ora 5:30 e mëngjesit e deri në orën 2 pasdite, ai shërben ëmbëlsirat me pak kalori, pasi restoranti më shumë ofron ushqim deti.

sachi-dessert1_thumb

Përveç ëmbëlsirave, Noka është i zoti edhe në shërbimin e akulloreve të cilat janë sezonale në këtë restorant.

30-07-2015-06-30-33
Noka ka standarde të larta. Për të, ëmbëlsirat janë art.

“Nëse nuk shtohen përbërësit në kohën e duhur… ju nuk mund ta riparoni ëmbëlsirën. Ajo shkatërrohet nëse nuk është kombinimi i duhur i sheqerit dhe erëzave”, thotë ai.

30-07-2015-06-27-37

“Duhet të jetë një kryevepër. Një që do t’i bëjë të uritur klientët posa ta shikojnë ëmbëlsirën”, ka thënë veç të tjerash ai.

Ndërsa ka rrëfyer se puna e parë që e ka bërë në New York ka qenë pjatalarës.

“Të jetoja në Amerikë ishte ëndrra ime. Ishte sikur të lindja për herë të dytë”, ka thënë ai.

Lajmi i publikuar nga mediat e huaja
Lajmi i publikuar nga mediat e huaja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura