Historia e refugjatit afgan që udhëtoi mijëra kilometra me gjyshen invalide (VIDEO)

Aug 28, 2015 | 16:56
SHPËRNDAJE

Mijëra emigrantë vazhdojnë të kalojnë në Hungari, ku vetëm të hënën kaluan kufirin nga Serbia gati dy mijë e njëqind emigrantë. Shumë prej emigrantëve janë refugjatë që i ikin konfliktit në vendet e tyre. Gazetari i BBC-së, Ed Thomas u takua me disa prej tyre në qytetin hungarez Röszke, ku një gardh me tel, është ngritur për të ndalaur emigrantët të kalojnë përgjatë kufirit.

boyBBC ka veçuar rastin e një djali 18-vjeçar, i cili është nisur nga Afganistani me gjyshen e tij invalide. Djaloshi ka udhëtuar mijëra kilometra, shumë prej të cilave duke shtyrë karrocën e gjyshes.

“Ajo është gjyshja ime. Kemi ardhur nga Afganistani.  Kur nuk mundem ta shtyj karrocën, gjyshen e mbaj në krahë”, tregon ai për gazetarët.

Kjo është vetëm një nga historitë e dhimbshme që mbart secili prej refuagjatëve që do të hyjë në vendet e BE-së.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura