Historia e Qerbelasë, epope kundër diktaturës

Sep 21, 2018 | 10:54
SHPËRNDAJE

FERDINAND SAMARXHI MJESHTËR I MADH/

asdaaa

Historia e njerëzimit, që nga gjeneza e saj, është e mbushur dhe përshkruar me plot ngjarje, të cilat me vlerat, rëndësinë e tyre, jo vetëm nuk harrohen, por edhe pse kohët kërkojnë t’i largojnë dhe zvenitin në mjegullnajën e tyre, të honeve e shekujve, më tepër përcjellin mesazhe të mëdha dhe mësime historike për kohën që jetojmë. Mesazhet e tyre flasin sot shumë dhe janë si epope ngadhënjyese për historinë e njerëzimit.

Shekulli VII hyri në histori si Epope e Qerbelasë. Këtu do të niste historia për demokraci e kombit arab, në ujdhesën e tyre arabike. Arabia jetonte në një obskurantizëm të tejskajshëm, nën një idhujtari të plotë, ku çdo gjë u drejtohej dhe u besohej idhujve të ndryshëm si gurë, pemë, vende, fenomeneve të ndryshme, por veç një Zoti, Jo. Mendimi obskurantist përcillte mjerim, kanibalizëm dhe asgjë tjetër. Pushteti i kohës ishte mishërim më së miri i jetës së arabëve që vuanin nën dhunën e egër, mizore të jetës. Lindja e profetit Muhamed a.s,në 20 prill 571, pas Krishtit, erdhi dhe lindi si një dritë në shkretëtirën e pafundme të stepave arabe, shpëtimtar i njerëzimit, siç e ka quajtur shkrimtari i madh botëror, Berbard Shaw. Atë duhet ta quajmë për kohën shpëtimtar të njerëzimit. Kurrë njeriu nuk i ka vënë vetes vullnetarisht qëllimin më të lartë, të rrënojë besëtytnitë që ishin kultivuar ndërmjet njeriut dhe Zotit. Në çdo germë që bëhej ligj, ai ndërtoj nacionalizëm shpirtëror islam, urrejtje gjithë zotave dhe dashuri të besimit te një Zot i vetëm, të pamaterializuar. Njeriu që krijoi një religjion, të cilin e pranuan miliona e miliona njerëz dhe që shndërroi islamin në një ee universale. Njeriu që triumfin dhe luftën kundër idhujtarisë e kurorëzoi me mëshirë dhe falje. Njeriu që u bë udhëheqës i vërtetë shpirtëror, prijës e sundimtar, pa përdorur forcën si logjikë antinjerëzore. Njeriu që sundoi në sajë të besueshmërisë, mëshirës dhe besimit, që erdhi si shpëtim dhe mëshirë për të gjithë njerëzit, për të gjithë botët.45454

Në kushtet kur jeta rëndohej nga tmerr i vërtetë, çnjerëzor, kur diktatura famëkeqe e Jezitit të Mavisë mbante dypushtetin, administrativo-politik dhe fetar dhe mësynte çnjerëzisht deri në më ekstremet më kanibale të kohës, ku foshnja po të lindte femër, therej apo groposej e gjallë, Imam Hyseni, ky shenjtor i madh, do të lindë si një prijës, që do të luftojë për emancipimin e jetës, shoqërisë njerëzore të kohës, që njerëzit, edhe pse në kohën e paditurisë, të besimit ende të idhujtarive të ndryshme dhe të fillimit të besimit në një zot të vetëm, në Allahun e tyre, të kishin të drejtat themelore të jetës, që edhe femra të jetonte dhe gëzonte jetën e saj njëlloj si krijesat e tjera.

Imam Hyseni lindi si një fëmijë i dytë, i Imam Aliut, djalit të vëllait të profetit Muhamed a.s dhe vajzës së profetit Muhamed a.s, Fatimesë (në ujdhesën arabike martesat lidheshin dhe bëheshin ndërmjet trungut të familjeve, traditë kjo që vazhdon ende, me kufizime, në shumë vende arabe), në datën 3 të muajit Shaban, të vitit të katërt Hixhri, në qytetin e Medinës- Arabi. Që në fillim, Imam Hyseni spikat me vizionin e tij, duke luftuar krahë për krahë me të atin e tij, Imam Aliun, në luftërat e Xhemelit, Sifinit dhe Nehrevanit. Së bashku më të vëllanë e tij, Imam Hasanin, dhe gjithë Ehli- Bejtin, përjetoi të gjitha ndodhitë. Në Medinë, ku lufta ishte më e ndjeshme për mbrojtjen e islamit, ata ishin në ballë si strategë të përhapjes dhe mbrojtjes së tij, të besimit në një Zot të vetëm, Allahut të gjithëpushtetshëm, gjithëfuqishëm, gjithëmëshirshëm dhe se vetëm ky besim duhet të përshkonte dhe pushtonte çdo zemër arabe. Profeti Muhamed a.s, në një Hadithë të tij, duke e vlerësuar shumë rolin luftëtar, si prijës për paqen dhe emancipim të jetës dhe shoqërisë arabe, për Hysenin thotë: Hyseni është prej meje dhe unë prej Hysenit. Allahu e do atë që do Hysenin. Hyseni është degë prej degëve të pemës së Ehli-Bejtit. Mbas të vëllait, të Imam Hasanit, Imam Hyseni ishte një prijës fetar, Imam, që përkon me fundin e Kalifatit të Mavijes dhe fillimin e Kalifatit të Jezitit (djalit të Mavisë, mbretit famëkeq të kohës). Duke qenë një strateg i madh dhe vizionar për kohën, ai do të vazhdojë të respektojë marrëveshjen e paqes që kishte firmosur vëllai i tij i madh Imam Hasani, me mbretin e kohës, Mavijë.

Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Reshat Bardhi- Legjenda e Bektashizmit
Kryegjyshi
Botëror Haxhi
Dede Reshat
Bardhi- Legjenda
e Bektashizmit

Duke jetuar në kushte ende të pazhvilluara politike të kohës, si vizionar i paqes ai nuk ndërmori ndonjë veprimtari kundër pushtetit administrativ-politik të kohës, por iu dedikua punës së madhe, përçimit dhe tregimit të islamit, të vlerave të tij të mëdha, të cilat i shihte si feja dhe besimi i së ardhmes dhe shpëtimit të arabëve në ujdhesën e tyre, si besim dhe emancipim i jetës dhe shoqërisë njerëzore për kohën. Duke mos u pajtuar kurrë me politikën obskurantiste të kohës, kanibalizmin që përjetonin arabët, ai nuk do të pranonte kurrë mbretërinë e diktaturës së Jezitit Mbret.

Medina dhe më vonë Meka do të bëhej për të qëndresa dhe vendi i banimit të tij, ku ai do të vazhdonte luftën e tij, më shumë dhe në kushte më të vështira. Duke qenë se Ujdhesa arabike, përjetonte dhe ishte në prologun e ndryshimeve të mëdha të mosbesimit të idhujtarive dhe fillimit të një besimi të vetëm, islamit, që shihej si një dritë për jetën e njerëzve, ai do të evokonte dhe mëkonte në të gjithë arabët, se islami duhesh përqafuar dhe se kjo do të arrihej vetëm kundër diktaturës së kohës, që ishte mishërim i obskurantizmit dhe idhujtarive, Jezitit të Mavisë. Kufa ishte qyteti që përjetonte më shumë ndryshimet që kishin lindur në vendet arabe dhe që banorët e saj ishin më të prirur për këto ndryshime.

Imam Hyseni, duke qenë se në Kufë ziente lufta, midis besimtarëve dhe jobesimtarëve, pranoi kërkesat e shumta të banorëve të Kufës dhe Sheitëve të Irakut, që të vinte e të vihej në krye të tyre për të përmbysur diktaturën. Dërgimi i letrave, pranimi i kërkesave të tyre, marrje së besës nga banorët e Kufës dhe të Basras, nëpërmjet Myslymit Akilit, përfaqësuesit të denjë të tij, në ditën e tetë të muajit Dhihixhe të vitit Hixhri la Mekën dhe iku në drejtim të Irakut.

Prishja e besës,(në kohën e Ujdhesës arabike ishin veprime si statuse për lidhjen dhe zgjidhjen e problemeve) nga ana e banorëve të Kufës dhe martirizimi i Myslym Akilit tensionoi situatën, përshkallëzoi atë, kur ende, kushtet dhe Imam Hyseni nuk ishin përgatitur për luftë, gjë që bëri që Imam Hyseni, duke udhëtuar drejt Kufës, para se të arrinte në këtë qytet u gjend i papërgatitur, i rrethuar pabesisht nga një ushtri më një numër të madh, të drejtuar nga Jeziti i Mavisë, në krahasim me 72 luftëtarët e ngushtë të Imam Hysenit, që nuk shkonin për luftë, por vetëm për t’u bashkuar me lëvizjet dhe për t’i drejtuar më vonë ata.66696958

Imam Hyseni, edhe pse kërkonte të luftonte kundër diktaturës së kohës, duke përjetuar dhe përcjellë mesazhe paqeje, do t’u drejtohej banorëve dhe ushtrisë: “O ju kombi i mundimdhënës. Nuk keni frikë nga Perëndia, e cila popullin e Firaunit e mbyti në ujërat e Nilit dhe ngatërrestarët e Filit i vrau me gurë me anë të zogjve Ebalil? A keni frikë prej atij Zoti, që zhduku malësorët e popullit Lut, ndërsa kundërshtarët e Profetit Nuh i bëri të vuajnë? O ju gjakpirës! Në qoftë se besoni në atë Perëndi dhe te Profeti, që është gjyshi im, hiqni dorë nga këto të këqija që po bëni. Mendoni fundin e jetës suaj. Pra, jepuni fund veprave të këqija, duke më lënë të lirë të shkoj bashkë me fëmijët dhe gratë nga ana e Arabisë, ose Rumisë e t’ju liroj juve viset e Arabisë dhe tokën e Hixhasit e të Ebabilit. Në qoftë se nuk do t’i pranoni këto fjalë dhe në qoftë se me doemos doni të luftoni me mua, atëherë, të paktën, që mund të bëni, dilni një nga një në fushën e luftës”.

Duke portretizuar tablonë dhe skenografinë e luftës së diktuar, të pabesë, të pabarabartë të Qerbelasë, poeti ynë u madh i Rilindjes Kombëtare, Naim Frashëri, në kryeveprën e tij “Qerbelaja” shkruan:

Engjëll që m’u qase pranë/ Nga i madhi Zot,/ Pse më rrëfen Qerbelanë?/ A do të derdh lot?

Më ç’do an’ i ka rrethuar/ Kombi faqezi/ Komb i lik i mallëkuar/ Posi mizëri!

Edhe pse kushtet e luftës, në kohën e Ujdhesës arabike ekzistonin, përsëri luftëtarët e Qerbelasë, me prijësin e tyre Imam Hysenin dhe pse pabesisht të rrethuar me numër të pabarabartë, ishin dhe të tradhtuar. Edhe Eufrati, lumi ku ata mund të mëkoheshin me ujë, për vazhdimësinë e jetës dhe të luftës, nga Jeziti, ishte i helmuar.

Ujët ua kanë prerë/ Janë në shtrëngim/ I ka marrë etja shumë Si foshnja e të mjerë/ Me sy në lot vajtojnë.

Siç thotë legjenda dhe historia, Abaz Aliu, duke parë buzët e thara të foshnjave dhe lotët e tyre, mori dy-tre foshnja ndër duar, në tempullin e lashtë, të shenjtë, të Dodonës Pellazgjike, në Tomorr dhe mëkoi foshnjat me ujë dhe prej këndej, shkoi përsëri për të vazhduar luftën, në Qerbela.

Ç’është ai që shkon kaluar,/ Ikën si veriu, / Me dy-tri foshnja në duar?/ Është Abaz Ali/ Abaz Aliu zu Tomorr,/ Erdhi afër nesh…

Në 20 tetor të vitit 680, në Irak ra heroi, i cili skuqi fushën e Qerbelasë, ku u derdh gjaku dhe u shkrua historia.

O moj fushë e Qerbelasë!/Që më rri ndër sy,/ Plot me gjak t’ AliAbasë,/ Vallë ç’ësht’ ay?

Hyseni desh njerëzinë/ Dhe për të u vra/ Për të shpëtuar njerinë/ Ra në Qerbela.

MATEMI

Zemrat njerëzore të besimtarëve, ende lotojnë për gjakun e trimave, që ranë dhe skuqën Qerbelanë. Ende shikojnë me sytë e zemrës së tyre, gjakun e trimave që u derdh lumë, në emër të një lirie, në emër të një jete.

Në këtë përkujtim të shenjtë për luftën që bënë, epopenë që shkruan, bektashianët mbajnë matem, zi, agjërim, në përkujtim dhe nderim të veprës së martirëve të Qerbelasë.

Agjërimi i bektashinjve dhe i tarikateve të tjera alevianë zgjat 10 ditë, të muajit hënor të Muharremit (muaji Muharrem është fillimit i Vitit të Ri Hixhri sipas kalendarit mysliman). Gjatë këtyre 10 ditëve, besimtarët bektashianë myslimanë dhe alevianë, kudo që ndodhen në botë, në më shumë së 31 vende, ku janë të dokumentuara dhe gjenden veprat e kultit të tyre, teqetë, tyrbet dhe mekame, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Greqi, Bullgari, Rumani, Hungari, Egjipt, Turqi, Irak, Iran, Afganistan, Azerbajxhan, Turkmenistan, Taxhikistan, Pakistan, Rusi, Kinë, ShBA, Kanada, Australi, Francë, Belgjikë, Holandë, Zvicër, etj., për 10 ditë me radhë, përkujtojnë në shenjë zie dhe respekti, 72 luftëtarët dëshmorë, që ranë heronj në Qerbela me në krye prijësin e tyre, shenjtorin Imam Hysenin, në shekullin VII, më 20 tetor të vitit 680, në Irak.

Ashtu si dëshmorët e Qerbelasë që luftuan për 10 ditë në zjarrin përvëlues të shkretëtirës, pa vënë bulën e ujit në gojë, duke derdhur gjakun e tyre dhe duke rënë heroikisht në fushën e betejës në Qerbela, në këto 10 ditë, për përshpirtje të tyre, bektashianët, kudo, në të gjithë botën, mbajnë zi për ta, mbajnë Matem, nuk pinë fare ujë.

Këto ditë, bektashinjtë e të tjerë mblidhen në teqetë e ndryshme, ku udhërrëfyesit (klerikët) lexojnë me zë të lartë, “Hadikanë”, bëjnë ritualin e përditshëm, duke përkujtuar vuajtjet e profetëve, ngjarjen tragjike të Qerbelasë, luftën dhe sakrificën dhe vetëflijimin e tyre për të fituar liritë e shenjta të jetës, për shërbimin e tyre të shenjtë në të mirë të njerëzisë, duke predikuar rrugën e drejtësisë, paqes, vëllazërisë dhe përsosmërisë njerëzore.

Nata e parë u kushtohet vuajtjeve të profetëve: Adem, Nuh, Ibrahim, Jusuf, Musa dhe Krishtit; të dytën, për Profetin Muhamed (a.s), të tretën, për Imam Aliun, të katërtën, për Imam Hasanin, të pestën, për lindjen dhe jetën e Imam Hysenit, të gjashtën për ikjen e tij nga Medina në Mekë, të shtatën, për vrasjen e Myslym Akilit dhe dy djemve të tij, Myftarin dhe brahimin, të tetën, për nisjen e Imam Hysenit për në Kufë, të nëntën, për mbërritjen e tij në Qerbela dhe natën e dhjetë për martirizimin e tij dhe të dëshmorëve të tjerë që derdhën gjak dhe ranë heroikisht dhe shkuan në Ihet, buzëtharë dhe buzëçarë nga etja, në këto ditë nuk pihet ujë.

ASHURJA

Ditën e dhjetë të Matemit, ditën e sakrificës më sublime njerëzore, simbolit të heroit të luftës së Qerbelasë, Imam Hysenit, për t’i dhënë fund kësaj periudhe agjërimi, zhvillohet në gjithë mjediset Botërore Bektashiane, Teqe, Tyrbe e Mekame, një ceremoni e fundit pas natës së 10-të, gjatë së cilës besimtarët pijnë ujin e jetës, sherbetin dhe mbas kësaj, vihet ashurja në zjarr dhe vazhdon të nesërmen, “Dita e Ashures”. Ashurja është ëmbëlsira e posaçme, që merr emrin e kësaj dite. Dita e dhjetë, do të thotë Ashure, e cila shënon përvjetorin e vdekjes së Imam Hysenit në Qerbela. Ashurja gatuhet me grurë, qiqra, soji, ujë, niseshte, fasule, bathë, misër, fiq të thatë, rrush të thatë, mollë, arra, sheqer, mjaltë, pekmez, musht, kanellë etj., që përbëjnë rreth 40 përbërës të prodhuar nga Toka. Në ceremoninë fetare recitohet me zë të lartë, mersije, bëhen lutje fetare, në një heshtje zie. Pastaj bëhen vizita, populli dhe besimtarët shijojnë ashuren, përkujtojnë me veneracion të thellë heroin e Qerbelasë, Imam Hysenin, duke falënderuar Zotin e madhëruar, për të gjitha mirësitë që ai dhuron, për gjithë krijesat e gjallesat e Tij në Tokë, veçanërisht, për krijesën e Tij më të lartë, Njeriun, që e krijoi, për të menaxhuar gjithë Universin, për të begatuar jetën e Tij në Tokë dhe për ta lumturuar atë në Ahiret.

Ceremonia e festës së Ashures, në përkujtim të Qerbelasë, dëshmorëve të saj, heroit dhe prijësit, Imam Hysenit, organizohet dhe vazhdon në të gjithë vendet e shenjta bektashiane, Teqe, Tyrbe e Mekame, gjatë gjithë muajit, duke u quajtur kështu “Hëna e Ashures”, ku përkushtimet e besimtarëve dhe adhurimet e tyre janë shumë kuptimplotë dhe me shumë devocion.

Qerbelaja, tragjedia e saj, më shumë se një memorie, në kujtesën tonë për gjakun, sakrificën, vetëflijimin të 72 dëshmorëve, të Prijësit, Imam Hysenit, apelon sot si ndriçim në mendjen njerëzore, si kujtesë e paharruar e historisë në gjeneratë, që jeta dhe liria nuk dhurohen, por me gjak dhe sakrifica, fitohen. Paqja nuk lind dhe mbizotëron pa përkushtim, pa dashuri, pa mbrujtje të idealeve të jetës. Paqja qiellore do të mbizotërojë në zemrat e të gjithëve, në gjithë Galidhenë e madhe të Kombeve, kur të sundojë vullneti i Zotit, për Liri, Drejtësi dhe Prosperitet, për të gjithë njerëzimin.

Ceremonia e kremtimit të Ditës së Ashures, pas ditës së 10- të, organizohet në një rit ceremonial fetar, në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, ku vijnë dhe marrin pjesë bektashianë dhe të besimeve të tjera, jo vetëm nga trevat shqiptare, por nga të gjithë vendet dhe besimet e tjera të botës, pasi lufta e Qerbelasë, sakrifica dhe vetëflijimi i luftëtarëve të saj, deri në pikën e fundit të gjakut, është një ngjarje, tashmë një epope, që rrezaton çdo ditë mirësi për liritë e jetës, paqes dhe dashurisë. Ceremonia drejtohet nga Kryegjyshi Botëror, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili me këtë rast përcjell mesazhin e madh të Qerbelasë, të epopesë ngjadhënjyese të saj, të dëshmorëve me prijësin e tyre, Imam Hysenin, për liri, drejtësi dhe prosperitet. Pas liturgjisë, ku me lutje dhe adhurime kujtohet Qerbelaja, ceremonia vazhdon me një koncert, tematiko-fetarletrar, me artistë të Teatrit Kombëtar, Dritan Botiçi dhe Desara Xhagolli, ansamble artistike të trevave shqiptare të Ballkanit, të unionit artistik të kombit shqiptar, të drejtuar nga presidenti Azgan Haklaj, si Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, grupit të valleve, Lindita, Kaimi, këngëtarëve të mirënjohur shqiptarë, Kastriot Tusha, Manjola Nallbani, Rosela Gjylbegu, Olta Boka, Medi Zena etj.

Pas përfundimit të koncertit, ceremonia vazhdon me ngrënien e ashures, të bekuar nga Kryegjyshi Botëror, në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore, shkëmbim vizitash, si dhe me drekën zyrtare të shtruar me këtë rast të Ditës së Shenjtë të Ashures.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura