Historia e pazakontë/ Njeriu që jeton në shpellë: Si i josh turistet për ti çuar në shtrat (Video-Foto)

Oct 16, 2018 | 17:58
SHPËRNDAJE

Një burrë i cili jeton në shpellë ka treguar se ka shkuar me dhjetëra turistë të reja, që pretendon ka joshur në një ishull tajlandez.

full-moon-party-thailand-backpacker-holiday-thai-caveman-chatupoom-losiri-police-1467902

Chatupoom Losiri ka postuar në disa raste në Facebook, fotografi të disa të rejave që flinin lakuriq në shtratin e tij, duke pretenduar se ato kishin kaluar natën me të.

47-vjeçari gjithashtu pohoi se kishte shkuar me një të re ruse me të cilën u takua jashtë një supermarketi.

29542317_180088649466423_471787456621557869_n

Chatupoom e quan veten ‘Caveman Thai’ (Shpellari tajlandez) një emër që e përdor për të joshur femra.

Banorët vendas raportohet se kanë mbetur të turpëruar nga sjellja e tij, duke bërë thirrje për ta dëbuar nga banesa në Koh Phangan – ishull i famshëm për festat nën dritën e hënës.

full-moon-party-thailand-backpacker-holiday-thai-caveman-chatupoom-losiri-police-1467907

Policia madje kontrolloi vendbanimin e tij, por nuk gjeti prova të ndonjë krimi.

Për gazetarët “Caveman Thai” tha: “Kam ardhur në Koh Phangan për të luajtur muzikë, por pak pas mbërritjes banda u shpërbë. Tani e fitoj jetesën duke pikturuar dhe duke ia shitur pikturat turistëve.

Gratë që flejnë këtu, nuk ka asnjë detyrim në asnjë mënyrë. Asnjë nga gratë nuk janë të detyruara të bëjnë asgjë, dhe nganjëherë nuk kemi marrëdhënie seksuale.

Ndonjëherë ne vetëm përqafohemi deri në mëngjes, ato janë të lumtura dhe unë jam i lumtur gjithashtu.”

Shefi i policisë së Koh Phangan, Kairik Kraisong, ka treguar se ka pasur një hetim për Chatupoom Losiri-n, i cili më herët ka jetuar në Bangkok. Ai ka një diplomë nga Universiteti Silpakorn në Tailandë.

full-moon-party-thailand-backpacker-holiday-thai-caveman-chatupoom-losiri-police-1467908

Policia gjithashtu ka pyetur pronarin e tokës ku qëndron 47-vjeçari nëse është kundër kësaj, por deri më tani, ai nuk ka shprehur ndonjë kundërshti.

“Unë jam mirënjohës ndaj pronarit të tokës që më lejon që unë të qëndroj këtu dhe jam mirënjohës për këdo që më ka mbështetur”, është shprehur shpellari i Tajlandës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura