Historia e pazakontë e shqiptarit, jetoi 50 ditë në mal/ Priste të bëhej baba kur braktisi gjithçka dhe u zhduk

May 23, 2022 | 9:28
SHPËRNDAJE

I rraskapitur dhe në gjendje të rënduar psikologjike, një shqiptar nga Finiqi i Sarandës dhe banues në Greqi është gjetur pas 50 ditësh. Ishin të afërmit e tij që denoncuan zhduken e Panajot Kaleshit nga Livadhaja e Bashkisë së Finiqit në zonën e Pireut. Kaleshi, 41-vjeç, u shfaq i vetëm në portin e Platamonas.

unnamed-file

Shoku i tij i ngushtë, një shqiptar i identifikuar me emrin Flamur tha për gazetën greke “Protothema”, se gjatë gjithë këtyre ditëve, 41-vjeçari është endur në malin Olimp, pavarësisht përpjekjeve të shumta të të afërmve dhe vullnetarëve për ta gjetur atë, duke mos zbuluar gjatë këtyre javëve asnjë shenjë.

“Dje fola me vëllanë e tij dhe e di që në këtë kohë Panajoti po trajtohet në Spitalin e Katerinës, i rraskapitur dhe në gjendje të keqe. Siç mësova ai ka humbur shumë peshë dhe këmbët nuk e mbajnë. Po flasim për një djalë të fuqishëm, i ri, i gjatë, por tani është gjysmë. Pas një muaji do të bëhet baba i fëmijës së tij të parë”, tha ai.

Siç shpjegon shqiptari banues në Larisa dhe me njohje prej 20 vitesh me Kaleshin, të gjithëve u kishin humbur shpresat për gjetjen e tij.

“Tani kishim humbur shpresat, menduam se kishte vdekur. Siç mësova gjatë gjithë këtyre ditëve ai po endej në Olimp. Ne shkuam atje për ta kërkuar, por ky mal është i pafund. Ai fshihej në një vend ku nuk arritëm dot. Kishim frikë se mos kishte lënduar veten, nga ana tjetër thoshim se mund të kishte shkuar në malin Athos, por edhe të kishte qenë atje do të na kishin lajmëruar”, tha ai.

Shqiptari-Greqi-2

Ndoshta 41-vjeçari Panajot Kaleshi mund t’i zbulojë familjes arsyet që e çuan në këtë vendim, megjithatë, siç shprehet miku i tij, vitet e fundit nuk ishte aq mirë psikologjikisht, por askush nuk e priste deri në zhdukje.

“E vërteta është se kohët e fundit nuk ishte mirë, kishte ndryshuar si njeri, por nuk e prisja të arrinte në këtë pikë. Dukej sikur kishte hequr dorë nga gjithçka. Unë kam 20 vite që e njoh, kemi punuar bashkë, kam parë ndryshimet në sjelljen dhe i kam thënë të ketë kujdes. Dukej sikur diçka ndryshoi papritur dhe vendosi të largohej. La pas familjen, gruan shtatzënë, pa para, pa asgjë. U zhduk gjithsej 50 ditë, nuk kishte as celular me vete”, shton.

Gjithçka ndodhi mëngjesin e së enjtes, më 31 mars, kur Panajoti kishte shkuar me nënën e tij në Platamonas të Piereut për të marrë disa mobilje për t’i çuar në shtëpinë e tyre në Larisa.

Në një moment, ai u largua për te një kioskë lokale dhe që atëherë nuk u kthye.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura