Historia e pazakontë e këngëtares shqiptare, e pushuan nga puna se hëngri një mollë

Sep 13, 2019 | 13:44
SHPËRNDAJE

Pas disa vitesh mungesë në ekran, këngëtarja Malda Susuri, ishte e ftuar një ditë më parë në emisionin “Ftesë në 5”, ku foli për jetën e saj dhe për projektet që po punon.

malda susuri1

Susuri u rikthye në qendër të vëmendjes përmes ekspozitës “Molla”, projekt ky që synon promovimin e të drejtave të grave në Kosovëm për të cilin është frymëzuar nga një histori personale.

malda susuri2

Gjatë intervistës, Malda ka rrëfyer edhe një ngjarje që në pamje të parë mund të tingëllojë qesharake dhe e pazakontë. Këngëtarja është shprehur se konsumimi i një molle gjatë orarit të punës, e ka dërguar atë drejt pushimit nga puna.

malda susuri

“Isha duke punuar kur erdhi një mysafir që na solli disa mollë. E hëngra mollën bashkë me disa prej kolegëve të tjerë dhe drejtoresha mori vendim për të mbledhur grupin e punës, sepse kisha ngrënë mollën. Ishte një vendim qesharak, nuk mundesha ta besoja…”, tregoi Susuri, ku më pas vendosi që figurën e mollës ta bënte pjesë të projekteve të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura