Historia e pazakontë/ 28-vjeçarja martohet me njerkun, u takua në dasmën e nënës së saj

Nov 21, 2018 | 15:15
SHPËRNDAJE

Një 28-vjeçare nga Britania e Madhe është martuar me njerkun, pasi ky i fundit u nda nga nëna e saj. Sarah e njohu David pikërisht në dasmën e së ëmës, kur ajo ishte vetëm 14 vjeçe.

sarah david32

Në atë kohë ajo nuk jetonte me mamanë, por me babanë e saj. Ndërkohë gjatë vizitave tek e ëma, ajo krijoi një ‘miqësi’ të veçantë me 69-vjeçarin.

Pasi martesa e David me nënën e Sarah dështoi, ai i shprehu publikisht dashurinë asaj dhe u martuan së bashku.

sarah david

Pavarësisht se u mohua nga familja e saj, 28-vjeçarja, e cila ka dy binjakë me David, këmbëngul se është e lumtur me zgjedhjen e burrit të saj.

“Kur u njohëm për herë të parë, unë dhe David kishim një shoqëri natyrale dhe e shijonim shoqërinë e njëri-tjetrit. Ne ishim shokë dhe flisnim e qeshnim bashkë”, është shprehur 28-vjeçarja.

sarah david2

Por pas ndarjes së David me nënën e saj dhe martesës së tyre, familja nuk ka qenë dakord aspak me vendimin e saj. “Daily Mail” shkruan se ajo ka lënë gjithçka vetëm që të jetë pranë bashkëshortit të saj që ka 41 vite diferencë.

Duke folur për ditën e tyre të dasmës, David shprehet: “Isha shumë nervoz deri në momentin që pashë Sarah teksa vinte drejt meje në altar së bashku me qenin”.

Tani çifti është duke u përgatitur që të festojë 10-vjetorin e martesës.

sarah david.jpg1

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura