Historia e njohjes së Leonard Bombajt me bashkëshorten, si nisi në audicione

Nov 30, 2017 | 19:21
SHPËRNDAJE

Leonard Bombaj dhe bashkëshortja e tij Esmeralda Blaceri kanë rreth 21 vite bashkë, të lumtur dhe të dashuruar njëlloj si ditën e parë , – sikundër rrëfejnë të dy në studion e paditës tek Rudina Magjistari ditën e sotme.

Ata janë takuar në audicione, kur ajo ende ishte gjimnaziste. ‘’ U ndamë në dy grupe nëpër gjimnaze. Na duhej një vajzë e bukur, por që bukuria t’i fshihej. Unë zakonisht i pyesja “Kush do të marrë pjesë në një film?” Dhe disa ngrinin dorën. Alda nuk e ngriti dorën, qëndroi në heshtje, nuk tha asgjë. Kur unë zgjodha tre të tjerat, dola jashtë dhe po mbyllja derën. Mund ta kisha mbyllur në çdo mënyrë, por e mbylla në atë mënyrë që në fund fare, nga një hapësirë e vogël më kapi syri në fund dy sy me vështrim të hedhur përtej dhe një buzëqeshje. U ktheva dhe i thashë “Po ti goce do vish?” Po, ia ktheu ajo në atë kohë dhe kaq ishte e gjitha.’’- tregon Nardi. Historia më tej është ajo që dimë. Leonardi dhe Alda u bënë pjesë e filmit “Tingujt e harresës”, ishin partnerë në film, por në jetë ishin lidhur tashmë. Më vonë u fejuan dhe disa vite më vonë u martuan.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura